Erjan Guxha: Shqipëria, destinacion kryesor i të huajve
2023-06-23 14:47:33

Erjan Guxha punon si guidë turistike, por dhe udhëton shumë. Sipas Erjanit, udhëtimet janë shërim për mendjen dhe një mundësi e mirë për të zbuluar veten. Ai mirëpret turistë të ndryshëm për t’i dërguar në destinacionet  që kanë zgjedhur në Shqipëri.

Falë pasionit Erjani ka krijuar një fermë breshkash, e para e këtij lloji në Shqipëri. Në fermën modeste aktualisht rriten rreth 100 breshka të të gjitha madhësive.

Për Radio Ejani Erjani flet për përditshmërinë e tij, duke u ndalur më së shumti te turizmi, udhëtimet e deri te gjetja e biletave të lira për të vizituar botën.

Erjan Guxha ferma e breshkave  (foto personale)2

Erjan Guxha ferma e breshkave  (foto personale)

Erjan Guxha: Shqipëria, destinacion kryesor i të huajve

CMG: Si ka nisur marrëdhënia juaj me udhëtimet?

Erjan Guxha: Marrëdhënia ime me udhëtimet ka nisur që herët, kur kam kuptuar se të  zbulosh gjëra të reja çdo ditë është shumë ndjesi pozitive. Jam i apasionuar kundrejt vëndeve historike, të cilat përveçse të japin kënaqësi, të formojnë edhe si njeri. Emocionet janë shumë të rëndësishme dhe unë mendoj që udhëtimi është formë e të shprehurit të emocioneve. Kur udhëtoj ndihem vetvetja, dhe këtë gjë e bëj me çmime të ulta, që të kem mundësi të udhëtoj më tepër.Parapëlqej të zgjedh vënde të cilat të ofrojnë mundësi për t’u argëtuar, por edhe për të mësuar rreth historisë.

CMG: Si mund të gjejmë bileta më të lira?

Erjan Guxha: Jo gjithmonë mund të gjendet bileta të lira, por ka mundësi dhe forma të ndryshme dhe një ndër to është që bileta të rezervohet shumë kohë më parë.Kur them shumë kohë më parë e kam fjalën edhe për muaj më pare, pasi kjo është një strategji e ndjekur nga shumë njerëz në  vende të ndryshme, praktikë e cila do të vijojë t’iu krijojë njerëzve facilitete  në udhëtime. Që të kesh mundësi të shijosh udhëtime të shumta duhet të kuptosh filozofinë e biletave.

Erjan Guxha ferma e breshkave  (foto personale)4

Erjan Guxha ferma e breshkave  (foto personale)

CMG: Ju jeni  guidë dhe e prezantoni Shqipërinë tek të tjerët. Çfarë mendojnë ata për vendin tonë?

Erjan Guxha: Shqipëria është një oaz bukurie ku mund të gjesh gjithçka që dëshiron, që tek siguria dhe deri tek ushqimi i mirë.

Është e habitshme se si njerëzit janë të gjithë të një mendimi që vendi ynë është shumë i sigurtë dhe që njerëzit këtu janë të gjithë të gatshëm të të ndihmojnë nëse ti në një moment ke nevojë. Përpos kësaj është një marrëdhënie që ndërtohet me besimin. Shqiptarët janë njerëz që e vlerësojnë besimin dhe e japin atë tek të tjerët.

Kam mbetur i mahnitur se si të huajt e vlerësojnë vendin tonë, për këto elemente pasi shpesh shihet me skepticizëm nga të tjerët. Një pikë tjetër e fortë e jona që të huajt e shohin dhe që unë nëpërmjet guidave të mia përpiqem që të kuptoj është kulinaria. Ata janë të gëzuar që në vendin tonë gjejnë një shumëllojshmëri produktesh të cilat janë të ndryshme nga njëra zonë në tjetrën.

CMG: Si e shohin Tiranën si metropol të huajt?

Erjan Guxha: Në Tiranë ata janë si në vendin e tyre, pasi Tirana tashmë është një qytet që t’i ofron të gjitha. Këtu mund të gjesh çdo gjë për t’u argëtuar siç e gjen edhe në vende të tjera të zhvilluara. Ne bejmë pjese tek vendet që janë zhvilluar pak me vonesë, por  tashmë kemi arritur të përthithim dije dhe kultura të ndryshme, duke u bërë një qytet multikultural.

Erjan Guxha ferma e breshkave  (foto personale)5

Erjan Guxha ferma e breshkave  (foto personale)

Ndërsa me kalimin e kohës turistët vijnë dhe preferojnë që në Tiranë përpos vrullit dhe urbanizimit të kuptojnë edhe historinë e saj. Pyetjet janë nga më të shumtat për Tiranën, dhe kur ndërthuret bukuria e një qyteti me trashëgiminë apo edhe historinë më pas udhëtimi shkon mirë.

CMG: A janë kuriozë turistët për traditat shqiptare?

Erjan Guxha: Ata përpos se janë kuriozë janë edhe njohës të mirë të këtyre traditave, vijnë të përgatitur për çfarë do të shohin këtu, vijnë  me njohuri për zona të ndryshme dhe më pas duan thjesht ta bëjnë dijen të prekshme duan t’i shohin këto tradita.

CMG: Shumica e traditave tashmë nuk ekzistojnë ose me kalimin e kohës janë zbehur apo jo?

Erjan Guxha ne udhetim (foto personale)

Erjan Guxha ne udhetim (foto personale)

Erjan Guxha: Po keni të drejtë, por trashëgimia dhe njerëzit që flasin për to jo. Kam kuptuar nga turistët që vijnë në Shqipëri që pyesin vazhdimisht edhe nëse nuk e dinë gjuhën dhe kuriozitetin e tyre e shuajnë duke i prekur vendet dhe eksploruar vendin tonë.

CMG: I është bërë një jehonë  e bukur Shqipërisë në mediat ndërkombëtare, a mendon se ka një rol të rëndësishëm media në nxitjen e turizmit?Erjan Guxha: Patjetër, media është partneri ynë më i mire. Unë këtë gjë e kam vënë re edhe kur arrita të hap fermën e breshkave. Media pati një funksion të rëndësishëm në përcjelljen bukur të asaj që unë kisha vite që e ëndërroja, dhe sot ferma ime është top destinacion për turistët dhe të huajt që duan ta vizitojnë, e zgjedhin fermën e breshkave sepse aty gjejnë rehati dhe mbi të gjitha kontakt me natyrën.

CMG: Ju jeni shumë i lidhur me natyrën?

Erjan Guxha ne udhetim (foto personale)2

Erjan Guxha ne udhetim (foto personale)

Erjan Guxha:  Unë jam rritur në kontakt me natyrën dhe do të gënjeja shumë nëse do thoja të kundërtën. Jam i rritur dhe do vijoj ta dashuroj natyrën si një ndër gjërat që bën bashkë njerëzit dhe të fton të kuptosh botën dhe realitetin ku ti jeton. Natyra është gjithçka që kemi ndaj duhet ta mbrojmë fort. 

CMG: Përveç faktit që prisni udhëtarë në Shqipëri edhe udhëton vetë. Cili është shteti më i bukur?

Erjan Guxha: Për mua mbetet Italia, ka çdo gjë të bukur dhe unë kam zhvilluar atje shumë ture dhe vizita. Italia e Veriut me atë të Jugut kanë dallime thelbësore, por mbetet një vend më shumëllojshmëri për të shijuar çdo ditë të udhëtimit. Më pëlqen se atje ka shumë shqiptarë, të cilët përveçse punojnë edhe udhëtojnë dhe shpesh i has dhe përpiqem t’i njoh, si punojnë si jetojnë apo e dhe si e orgnaziojnë jetën e përditshme atje. Po ashtu edhe ata e duan shumë Italinë pasi e shohin si një vend me shumë mundësi dhe kulturë për të jetuar. Unë do ta rekomandoja absolutisht Italinë si një shtet që duhet vizituar.

Intervistoi: Megi Latifi

Erjan Guxha ne udhetim (foto personale)

Erjan Guxha ne udhetim (foto personale)