Antonio Lushi, 13-vjeçari me pasion gazetarinë
2023-06-22 12:38:18


Antonio në një intervistë

Antonio Lushi, është 13 vjeç dhe jeton në qytetin e Elbasanit, ku studion në shkollën "Sulë Harri". Pasioni për gazetarinë i ka lindur rreth moshës 5-6 vjeçare. Antonio dashuron kamerat, mikrofonin dhe televizionin. Kur ka aktivitete ai "rrëmben" mikrofonin dhe jep informacion për ngjarjet që ndodhin në qytet në kohë reale me celular.

Ishte vetëm 10 vjeç kur i lindi ideja për të krijuar podkastin e tij, teksa ishte i ftuar për një intervistë me nje gazetare  në Elbasan.  Kur hyri në studio Antonio tha:  " E gjeta motivimin!”  1 javë me pas lancoi podkastin "Shqipëria Dëgjon" në dy platforma Facebook dhe Youtube.

Antonio në një studio televizive

CMG: Antonio, kush je ti për ata që nuk të njohin ?

Antonio Lushi:Unë jam Antonio Lushi. 13 vjeç, lindur dhe rritur në Elbasan. Studioj në shkollën “Sul Harri” dhe kam pasion gazetarinë.

CMG: Kur lindi pasioni për gazetarinë?

Antonio Lushi: Pasioni për gazetarinë ka lindur që kur isha i vogël. Gjithmonë e doja kameran, median, mikrofonin dhe doja të bëja intervista të ndryshme për aktivitete që ndodhin në qytet dhe jo vetëm. Më pas, mendova pse mos të kem diçka timen për t’i bërë këto intervista. Unë sot kam një podcast ku bëj intervista shumë të bukura me personazhe të njohur elbasanas dhe jo vetëm. Besoj se e kam vendosur ç’do të bëhem në karrierën time.

Antonio Lushi në televizionin Klan

CMG: Cilat janë ëndrrat e tua ?

Antonio Lushi: Ëndrrat e mia janë të shumta. Për t’u bëre gazetar ose kirurg. Kur të rritem do ta vendos çfarë do të bëhem. Por fillimisht uroj mirëqenie dhe shëndet tek unë dhe familja ime.

CMG: Çfarë vendi zë familja në këtë rrugëtim?

Antonino Lushi: Familja ime ka qenë ajo që më ka mbështetur shumë në çdo gjë që doja të realizoja. Në ëndrrat e mia, ata janë krahu ku unë mbështetem. Kur isha i vogël dhe u tregoja pasionin për gazetarinë, me thonin “je akoma i vogël, do të kalojë”. Tani e shohin si diçka më të sigurtë se kam dhënë intervista të ndryshme, kam Podcastin. Ata thonë zgjidh çfarë të duash kirurgjinë ose gazetarinë, rëndësi ka te jesh i lumtur personalisht dhe profesionalisht.

CMG: A je i lumtur për arritjet e tua ?

Antonio Lushi: Sigurisht që ndihem i lumtur me ëndrrat e mia sepse po realizoj ato që dua. “Duhet të punosh shumë në të tashmen, që të kesh një jetë të mirë në të ardhmen”, kjo është motoja që ndjek çdo ditë.

Antonio Lushi

CMG: Cili ka qenë personazhi i parë që ke intervistuar?

Antonino Lushi: Personazhi i parë që kam intervistuar në Podcastin tim ka qenë Said Duleviç, një këshilltar mbi teknilogjinë dhe graphic designer shumë i mirë, që jep këshilla që i shohim çdo ditë më rrjetet sociale.

CMG: Nëse jeta do ishte një film, si do e përshkruaje?

Antonio Lushi: Nëse jeta do ishte një film, do t’i vija një titull “Lumturi, Parajsë dhe Lule”. Unë mendoj se nuk ka diçka më të bukur se të kesh atë shpatullën ku të mbeshtetesh gjithmonë, të kesh pasionin për ta bërë çdo ditë punën me energji dhe pozitivitet. Kjo është për mua jeta perfekte.

CMG: A mund të na tregosh një ditë në rutinën tënde ?

Antonio Lushi: Rutina ngjan pak si rutinë të rriturish dhe si rutinë fëmije. Zgjohem, ha mëngjesin, nisëm për në shkollë, më pas kur vij në shtëpi ha, fle dhe bëj detyrat. Lexoj libra artistikë, por edhe ato shkollorë. Luaj dhe lexoj në teknologji edhe për të mësuar gjëra të reja. Më pas vjen orari për gjumë.

Gjatë verës kam më shumë kohë për t’u marrë me pasionin tim. Merrem me podcastin e redaktoj, e bëj atë diçka sa më të mirë dhe sa më afër publikut. Këtë verë kam edhe disa projekte shumë të bukura.

Asnjëherë një njeri nuk mund të jetë i lumtur deri në 10, sepse askush nuk është i lumtur maksimalisht. Në rrugë ka shumë pengesa, nuk të duan të gjithë për atë qe bën. Por ama ka shpatulla ku t’i mbështet kokën, ke krahun e djathtë ku gjen mbështjen që të duhet. Duhet të ecësh përpara. Lumturia e vërtetë gjendet vetëm brenda familjes, tek shoqëria e vërtetë dhe tek pasioni yt.

CMG: A ke një mesazh për fëmijët e tjerë ?

Antonio Lushi: Mesazhi im për të gjithë fëmijët është: tregoni talentet tuaja dhe ndiqni ëmdrrat tuaja. Dikur kur doja të nxirrja podcastin tnuk po gjeja motivimin e duhur. Një tv lokal në Elbasan më ftoi dhe pashë që publiku më do. Një javë më pas fillova poscastin dhe jam shumë lumtur për këtë zgjedhje që bëra.

Dua t’u them të gjithëve: mos ngurroni t’i ndiqni pasionet tuaja këtu. Sepse Shqipëria është vendi i parë që do ju hapë dyert për të zhvilluar pasionet tuaja.

Intervistoi: Megi Latifi