Koncerti recital i Elvana Gjatës në “Air Albania”
2023-06-22 10:45:26

Elvana Gjata ne programin Me ler te flas -Foto Top Channel

Elvana Gjata ne programin Me ler te flas -Foto Top Channel

Koncerti recital i këngëtares shqiptare Elvana Gjata u lajmërua më shumë se një muaj më parë dhe menjëherë sapo dolën biletat online në faqen zyrtare live.elvanagjata.com, publiku pati një interes të menjëhershëm dhe u shitën në një kohë rekord. Për artisten Elvana Gjata, ky është një koncert mjaft i rëndësishëm për karrierën  e saj artistike. Në një postim  Elvana lajmëroi fansat e saj me këtë mesazh; ‘22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër”.

Këngëtarja ka zbuluar edhe të ftuarit e koncertit të saj recital në skenën e stadiumit “Air Albania” si, Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, motra e saj Migena, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Dj Gimmi O, por i pari që do të hapë koncertin është këngëtari i dashur për publikun Luiz Ejlli. Artistja e shumë hiteve Elvana Gjata, ka sjellë shumë materiale të reja muzikore kohët e fundit dhe përpara koncertit ajo prezantoi këngën “Syni”, ku është edhe autore e tekstit bashkë me Elinel, ndërsa muzika është realizuar nga Marsel Gunga dhe Sardi Mneri.  

Elvana Gjata (Foto nga instagrami)

Elvana Gjata (Foto nga instagrami)

Në intervistën e dhënë përpara koncertit në programin “Më ler të flas” në Top Channel, Elvana Gjata  tregoi për vendimin që mori për koncertin e saj recital.

“Ashtu si çdo artist kam një jetë që e ëndërroj këtë moment dhe jam e  lumtur e mirënjohëse që ja arrita kësaj dite që ta bëj këtë koncert, që është një  dëshirë shumë e hershme”, tha këngëtarja

Elvana tregoi edhe për emocionet kur nisi shitja e biletave, si dhe ka dëshirë që të mësojë se kush e bleu biletën  e parë. 

Në programin e drejtuar nga vëllezërit Veshaj, Elvana tregoi edhe për projektet e reja, ku pjesë e tyre është edhe aktrimi

 “Do të kem patjetër shumë projekte të tjera. Do të vij filmi “Dy gisht mjaltë 2”, ky është një nga planet, por nuk dua të zbuloj më shumë” tha Elvana Gjata.

 

KOncerti recital i Elvana Gjates (Foto nga Instagrami)

KOncerti recital i Elvana Gjates (Foto nga Instagrami)

Këngëtarja Elvana Gjata ka lindur në vitin 1987 dhe është një ndër artistet që vazhdon t’i rezistojë kohës duke realizuar “hite” të zhanreve të ndryshme muzikore. Është një ndër të paktat artiste që ka fansa të moshave të ndryshme, që nga fëmijë e deri tek moshat e treta. Ajo konsiderohet si një artiste 360°, që do të thotë se ajo ka lëvruar dhe eksperimentuar në rryma të ndryshme muzikore.  Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me pjesëmarrje dhe aktivizime të ndryshme në Festivalin e Zërave të Rinj, ku është vlerësuar me çmimin e tretë, me këngën "Të këndojmë së bashku".  

Rrugëtimi i saj artistik vijoi me spektaklin "Kërkohet një yll", ku me interpretimin e këngëve të Laura Pausinit doli në finale. Më pas erdhi një tjetër talent show ndër më të ndjekurit në atë kohë "Ethet e së premtes mbrëma". Elvana me një paraqitje mjaft të bukur skenike, por edhe me vokalin e saj të veçantë fitoi simpatinë e të gjithëve, duke u bërë pjesë e dhjetë finalistëve të atij spektakli, ndër më të ndjekurit në atë kohë në Shqipëri, i cili i hapi dyert e suksesit. Në vitin 2003 Elvana Gjata  mori pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare në Festivali i 42-të në RTSH me këngën,  "Pranë teje", me një tekst të shkruar nga ajo vetë, ku ajo realizoi një nga ëndrrat. Më pas erdhën prezantimet e saj në "Kënga Magjike"  në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy Gramm me këngën "Vetëm Zoti e di", një hit i asaj kohe.

Elvana   Gjata (Foto nga instagrami)

Elvana   Gjata (Foto nga instagrami)

Një tjetër ëndërr e saj ishte që të bëhej një show-girl e famshme. Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar talentin e saj si këngëtare, duke e përkrahur në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Në "Kënga Magjike" 2007 ajo mori pjesë me me një ndër hitet me titull" Ku Jeton Dashuria Ime", me kompozim të Flori Mumajesit dhe tekst të Aida Barakut, ku Elvana u vlerësua me çmimin e tretë. Në vitin 2009 me këngën "Dhe Zemra Ndal", sërish kompozim i Flori Mumajesit ajo zuri vendin e dytë. Në 2011 Elvana mori pjesë për herë të parë në Top Fest 8 ku arriti të marrë çmimin e madh dhe ‘Best female’ me baladën "Me Ty". Në vitin 2012 Elvana Gjata përfaqësoi Shqipërinë në ‘Ballkanika Music Avward’ ku mori çmimin çmimin ‘Best video’. Gjithashtu në vitin 2012 Elvana publikoi një klip të ri me frymën dhe atmosferën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë i titullar 'Gjaku im'. Kënga u prit mirë nga publiku mbarëkombëtar. Në 2013-tën Elvana publikoi një sërë 'Live Acoustic Sessions' (Këngë të performuara live) në You Tube, mjaft të dëgjuara nga publiku. Në vitin 2019 në festivalin e 58-të të këngës në Rtsh, ajo ishte pretendente për çmimin e madh, por me diferencë të vogël pikësh u rendit në vendin e dytë me këngën “Me tana”, një nga këngët mjaft të dashura për publikun shqiptar.

 

Sava Lena