Bashkëpunim në sektorin e prodhimit të drurit Shqipëri-Sloveni
2023-06-21 15:40:14

Prerja e pyjeve (Foto Telegraf)

Prerja e pyjeve (Foto Telegraf)

Tashmë ka një projekt midis Sllovenisë dhe Shqipërisë, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në përmirësimin e konkurrencës ekonomike të sektorit të prodhimit të drurit në  Shqipëri nëpërmjet rritjes së aftësive teknike dhe ndihmës për të eksportuar në tregje të reja. Projekti është financuar nga qeveria sllovene nëpërmjet UNIDO. Teksa flet për anët pozitive të kësaj nisme, Prof. Asoc. Leonidha Peri, Dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore bën një prezantim të situatës aktuale të kësaj industrie në vend.

“Nëse do i referohemi inventarit të pyjeve dhe kullotave të vitit të kaluar praktikisht mundësitë e pyjeve shqiptare per te furnizuar industrinë e drurit me lëndë drusore janë të kufizuara në maksimum. Inventari tregon se kemi pyje të rinj në moshë të re që do thotë duhet të rriten dhe t’i shërbejmë në 30 apo 40 vitet e fundit. Përveç kësaj kemi një pengesë ligjore, prej vitit 2016 kemi një moratorium ne pyje që ndalon çdo lloj prerje komerciale nga e cila do dilte lënda e parë për industrinë e drurit. Që në këtë moment industria e drurit funksionon në një masë jashtëzakonisht të madhe me lëndë të importuar. Ajo që vjen nga pyjet e Shqipërisë këtë vit mund të jetë kontrata e fundit afatgjatë të lidhura që në 2010 dhe përfundon në fund të 2023 dhe që pastaj kjo mundësi nuk mund të jetë më pasi moratoriumi përfundon në 2026. Industria e drurit bazohet në lëndën e parë të importit. “- thotë  dekani Peri.

Prof. Assoc. Leonidha Peri Dekan (Foto Universiteti Bujqesor)

Prof. Assoc. Leonidha Peri Dekan (Foto Universiteti Bujqesor)

Pritet që në të ardhmen kjo industri të zhvillohet më tej pasi qeveria shqiptare e ka në fokus të strategjisë së saj të zhvillimit.

“Sigurisht që kemi rënie të ndjeshme qoftë të aktiviteteve legale që nga 2016 nga kontrolli i rreptë i territorit për shkak edhe të masave restriktive sa i takon gjobave të larta. Zona me rrezik të lartë ka për sa kohë ekzistojnë masivet e fundit pyjore, por  ka edhe tendenca për shfrytëzim ilegal megjithatë kjo tendencë ka rënë shumë pas 2016. Ekonomise pyjore në vitet e ardhshme i takon t’i shërbejë pyjeve. Në radhë të pare është mbjedhja e pyjeve të rinj apo përmirësimi i atyre që janë në gjendje të degraduar. Qeveria shqiptare me strategjinë e zhvillimit të sektorit të vitit 2018 i ka një nga prioritetet e saj. Në 100 vjetorin e shërbimit pyjor në fund të muajit janar, ministrja në emër te qeverisë theksoi që viti 2024 do jetë viti i pyjeve, i cili do shoqërohet nga një program i madh kombëtar pyllëzimesh dhe do zgjasë 10 vjet. Sigurisht do sigurojë një mbjedhjr me sipërfaqe të madhe me pyje të rinj apo përmirësim të pyjeve ekzistues.” , u shpreh dekani

industria_e_drurit (ekonomia ks.com) jpg

industria_e_drurit (ekonomia ks.com) jpg

Prodhuesit dhe përpunuesit e mobilieve në vend janë përballur me kosto të larta të importit të lëndëve drusore dhe duhet që të forcohen më shumë kapacitetet e plotësimit të nevojave me lëndë të brendshme.

“Materialet drusore që vijnë nga pyjet e vendit shkojnë në drejtim të uljes së kostos në raport me importin. Ne pamë vitin e fundit që kemi rritje të çmimeve që nga marsi dhe me situatën politike ndërkombëtare do ulë kostot dhe do ketë komponentë në një të ardhme afatmesme më të sigurtë për furnizimin e industrisë së drurit nga burimet e brendshme, por kjo mbetet një periudhë afatmesme që duhet të kapë 10 apo 20 vjet”

Fakulteti i Shkencave Pyjore ka një rol të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të  konkurrencës ekonomike në sektorin e prodhimit të drurit në Shqipëri.

“Fakulteti sot është e vetmja qendër që mbulon arsimimin në fushën e pyjeve apo në industrinë e drurit. Ne kemi reaguar përveç degës së inxhinierit klasik të përpunimit të drurit, që nga 2018 edhe me një program që orientohet në drejtim të dizajnit apo interierit të mobilieve dhe sot është një nga degët e mëdha të industrisë së drurit. Ajo që ne fokusohemi është misioni i tretë transmetimi i teknologjive të reja qe kanë hyrë në industrinë e drurit të Shqipërisë dhe në një të ardhme të jetë baza e teknologjive të prodhimit të kësaj industrie”

Pyjet shqiptare (Foto Agroweb)

Pyjet shqiptare (Foto Agroweb)

E ndërsa Sllovenia është shumë e zhvilluar në industrinë e drurit, ky model është i lakmuar për Shqipërinë për të krijuar ura bashkëpunimi.

“Fakulteti i Shkencave Pyjore qe pjesë e procesit të krijimit të klasit të prodhimit të drurit në vitin 2019, si pjesë e traditave me Bashkimin Europian  në kuadër të kapitullit 20 dhe klasi që krijuam atë vit duhet mbështetur. Numri i kompanive që Shqipëria ka është relativisht i vogël në krahasim me atë që Shqipëria ka. Janë 14 kompani që janë organizuar në klaster dhe fakulteti nuk e konsideroi të mbyllur misionin e tij të tretë dhe vijoi ta mbështesë përmes aplikimit pranë Ministrisë së Ekonomisë së Sllovenisë për një projekt që do mbështetëste qendrueshmërinë e klasterin dhe sipërmarrjeve, që janë pjesë e tjj. Në këtë kuadër në muajin shkurt nisëm një projekt që financohet nga qeveria sllovene, por menaxhohet nga Unido një organizatë e Kombeve të Bashkuara ku theksi kryesor është mbështetja e klasterit në disa drejtime. Drejtimi i parë është që përmes bashkëpunimit mes klasterit të industrisë së Sllovenisë dhe klasterit te industrisë së Shqipërisë të dyja palët të shikojnë se ku janë pikat më interes të përbashkët në pikëpamje të bashkëpunimit por dhe me flukse të import- eksportit. Fusha tjetër është internacionalizimi për shkak të përvojës që Sllovenia ka. Sllovenia sot është një vend pavarësisht se me i vogël se ne por gjeneron në industrinë e drurit gati 2 miliardë euro dhe ka të punësuar mbi 30 mijë punonjës. Me këtë kapacitetet ka mundësitë për të ndihmuar klasterin e industrinë se drurit sepse shkëmbimet mbi lëndët drusore mes Shqipërisë dhe Sllovenisë janë relativisht të ulëta në krahasim me potencialet që ka.”

Aktiviteti i  kompanive në këtë fushë në vend përfshin prodhimin e mobiljeve, arredim të brendshëm të banesave, hoteleve, restoranteve, zyrave, qendra sportive e kulturore, komplekseve turistike, prodhin e dyerve dhe dritareve, prodhimi i banesave prej druri duke përdorur kryesisht lëndë të parë importi.etj. Njëkohësisht pozitive  gjatë viteve të fundit ka qenë futja e teknologjive dhe paisjeve të reja si rezultat i investimeve private të kryera. Fakt është se cilësia e mobiljeve të prodhuara në Shqipëri, ka ardhur duke u përmirësuar aq sa prodhimet vendore konkurojnë importin, e në mënyrë të veçantë ato të ardhura jashtë. Sfidë e këtij sektori mbetet fuqia punëtore.