Kinë, më shumë masa doganore për përmirësimin e mjedisit të biznesit
2023-06-21 17:08:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pak kohë më parë, Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës publikoi raportin për mjedisin e biznesit të Kinës për investimet e huaja në tremujorin e parë të vitit 2023. Në këtë dokument vihet në dukje që në tre muajt e parë të sivjetshëm, niveli i kënaqësisë i ndërmarrjeve të huaja për mjedisin e biznesit të Kinës e kaloi shifrën 80 % dhe ndërmarrjet me investime të huaja vazhdojnë të mbajnë qëndrim optimist për perspektivën e ekonomisë kineze.

 

Ndërkohë, Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës deklaroi para mediave që do të merren 16 masa të reja për përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit dhe për të ngritur më tej besimin e tregut për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare.

 

Drejtori i Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës, Wu Haiping, u shpreh në një konferencë për shtypin që në vitin 2022, janë publikuar 23 masa stabilizuese për tregtinë ndërkombëtare, çka ka krijuar një bazë të fortë për një rekord të ri në përmasat e tregtisë së jashtme të Kinës.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Masat e reja doganore për lehtësim të  tregtisë

Sivjet, për të siguruar zbatimin siç duhet të masave që kanë efekte të mira dhe që mirëpriten nga palët, doganat kineze do të fokusohen te çështjet në vëmendje të ndërmarrjeve, do të bëjnë studime mbi masat e reja, si shtimi i efektivitetit në mbikëqyrjen logjistike, lehtësimi i importit të pajisjeve me teknologji të përparuar dhe shpejtimi i kontrollit mbi importin e mallrave të paambalazhuara, si edhe zhdoganimi i shpejtë i mallrave të veçanta.

 

Wu Haiping theksoi që “tregtia ndërkombëtare do të lulëzojë vetëm kur të ketë një logjistikë të lirshme të import-eksportit. Tani vëllimi i përpunimit të mallrave të import-eksportit në doganat kineze ka arritur në 4.8 miliardë tonë në vit dhe mjetet e transportit për import-eksport kanë arritur në 13 milionë (automjete, aeroplanë, anije)”. Me përmasa kaq të mëdha logjistike, doganat e Kinës duhet medoemos të shfrytëzojnë reformën dhe teknologjinë, të shtojnë pandërprerë efektivitetin e mbikëqyrjes së logjistikës dhe të përpiqen për kontroll të mirë, hapje të madhe dhe qarkullim të lehtë.

 

“Ndërmarrjet”, kyçi i hartimit të masave

Në mbledhjen e Këshillit të Shtetit të Kinës të zhvilluar në qershor 2023, është vënë në dukje që duhet të shtohet më tej ndjenja e shërbimit dhe të krijohet një ndjenjë më e madhe fitimi për më shumë ndërmarrje që kanë lidhje me tregtinë ndërkombëtare.

 

Drejtori Wu Haiping u shpreh që kyçi për efektet e masave ose cilësinë e politikave është nëse ndërmarrjet kanë një ndjenjë të fortë fitimi. Synimi i 16 masave të kësaj here, sipas tij, është lehtësimi i ngarkesës së ndërmarrjeve dhe ato mund të përshkruhen si “tre shtime dhe një ulje”: shtimi i lehtësisë për ndërmarrjet, shtimi i gjallërisë së ndërmarrjeve, shtimi i shërbimeve ndaj ndërmarrjeve dhe ulja e kostos për ndërmarrjet.

 

Zv.drejtori i Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës Lin Shaobin u shpreh që doganat kineze kanë ngulur këmbë në konceptin “inovacion, përfshirje, kujdes, koordinim”.

 

“Në 16 masat e reja, krijimi i mjedisit të mirë për risitë dhe shërbimi ndaj inovacionit tregtar kanë zënë pozicion të rëndësishëm,” tha Lin Shaobin. Ai theksoi që doganat kineze kanë krijuar një model mbikëqyrës që përshtatet me tregtinë ndërkombëtare, gjë që ka nxitur fuqimisht zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të biznesit elektronik ndërkombëtar.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Wu Haiping vuri në dukje që, për të lehtësuar procesin tregtar, Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës ka përshpejtuar kontrollin e mallrave të paambalazhuara, si testimi i cilësisë “sipas aplikimeve nga ndërmarrjet” për importin e hekurit dhe pambukut, kontrolli e zhdoganimi i shpejtë për importin e naftës bruto dhe pranimi i rezultatit të testimit nga institucionet palë të 3-ta. Këto masa, sipas Wu-së, kanë ngritur efektivitetin doganor e tregtar, duke pakësuar në mënyrë konkrete koston e logjistikës për ndërmarrjet.

 

Krahas kësaj, Lin Shaobin-i bëri të ditur që, për të krijuar një mjedis më të lehtësuar tregtar, do të thellohet ndërtimi i “sportelit të vetëm” për tregtinë ndërkombëtare, ku ofrohen shërbime të zgjeruara lehtësuese. Kështu, ndërmarrjet mund të aplikojnë për kontroll doganor, ndërrimin e kontejnerëve dhe informacionet e logjistikës dhe kontrollit. Ndërkohë, doganat kineze po zgjerojnë aktivisht bashkëpunimin me vendet e tjera për zhdoganimin digjital, çka mund të shtojë më tej lehtësimin doganor.

 

Lidhur me kërkesat e ndërmarrjeve për dalje në tregun ndërkombëtar, doganat kineze do të forcojnë në mënyrë të veçantë shërbimet e konsultimeve për masat teknike tregtare dhe do të shfrytëzojë rolin e qendrave kombëtare për tregtinë ndërkombëtare WTO/TBT dhe WTO/SPS, me të cilat ndërmarrjet mund të përballojnë më lehtë pengesat e paarsyeshme tregtare.

 

Zbatimi pragmatik për efekt të plotë i masave

Në të ardhmen, Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës do të kërkojë nga të gjitha doganat kineze të hartojnë masat e detajuara që përshtaten me 16 masat e fundit doganore dhe të bëjnë reagime në kohë për kërkesat dhe ankesat e ndërmarrjeve.

 

Ndërkohë, do të konsolidohet dhe të thellohet shërbimi “drejtuesit e doganave ‘dërgojnë’ politikat doganore”. Zyrtarët doganorë do të shkojnë te ndërmarrjet, do të dëgjojnë këshillat dhe mendimet e ndërmarrjeve dhe do të zgjidhin vështirësitë e tyre konkrete. Krahas kësaj, do të forcohet mbledhja e mendimeve për zbatimin e masave përkatëse, me synim që të zbatohen të gjitha masat në mënyrë pragmatike dhe ndërmarrjet të kenë më shumë ndjenjë fitimi. (Jiang Lei)