Foto nga VCG
Me një tingull të mprehtë sirene, një tren i hekurudhës Kinë-Evropë, i udhëhequr nga një lokomotivë, niset ngadalë nga Porti Ndërkombëtar Tokësor Shijiazhuang për në kryeqytetin hungarez Budapest, mijëra milje larg.
"Ky tren mallrash Kinë-Evropë përmban 110 TEU (njësi matëse për kontejnerët) dhe mallrat përfshijnë kryesisht veshje, komplete gjeneratorësh, frigoriferë, etj. dhe do të arrijë në destinacion për rreth 20 ditë." - thotë Liu Ruiling, kryetar i grupit Hebei Lugang. Porti Ndërkombëtar Tokësor Shijiazhuang ka 14 linja të qëndrueshme transporti ndërkombëtar, që mbulojnë më shumë se 50 vende dhe rajone në Euroazi.
Shijiazhuang, i cili nuk mbështetet në det apo kufij, dikur eksportonte mallra me shumicë ose në portin detar dhe më pas përtej oqeanit nëpërmjet detit, ose duke përballuar koston e lartë të transportit ajror. Dëshira e etur për t'u hapur me botën e jashtme e ka shtyrë Shijiazhuangun të përshpejtojë zhvillimin e rrugëve të reja: duke u mbështetur në avantazhet e qendrave të logjistikës hekurudhore, të ndërtojë Portin Ndërkombëtar Tokësor Shijiazhuang dhe të krijojë një qendër montimi trenash Kinë-Evropë në zonën Pekin-Tianjin-Hebei.
Foto nga VCG
Në qershor të 2018-ës, u hap zyrtarisht Porti Ndërkombëtar Tokësor Shijiazhuang, i vendosur në Qarkun Gaoyi, pranë këtij qyteti të provincës Hebei. Nga nisja e 17 trenave në vitin 2019, 100 - në vitin 2020 dhe 506 - në vitin 2022, numri i përgjithshëm i trenave Kinë-Evropë të operuar nga Porti Ndërkombëtar Tokësor Shijiazhuang ka arritur në mënyrë të vazhdueshme rekorde të reja. Në parkun e këtij porti tokësor, kullat e vinçave qëndrojnë gjithnjë lart dhe automjetet lëvizin vazhdimisht, duke prezantuar pa pushim një skenë pune të ngarkuar. Një pyll i tërë kontejnerësh shumëngjyrësh është grumbulluar, në pritje për t’u lëvizur nga treni Kinë-Evropë që ngjan si një dragua gjigand prej çeliku.
Duke parë ekspresin hekurudhor Kinë-Evropë që gjëmon drejt vendlindjes së tij, Mardon, një gazetar nga “Hungarian News”, thotë i emocionuar: "Unë besoj se shumë hungarezë janë duke pritur për mbërritjen e këtij treni Kinë-Evropë, sepse ai është i ngarkuar me mallrat që porositëm. Veshjet dhe pajisjet elektrike të prodhuara në Kinë janë shumë të njohura në Hungari, duke pasuruar jetën e njerëzve. Treni Kinë-Evropë në udhëtimin e kthimit do të transportojë gjithashtu produkte speciale hungareze në Kinë, duke ofruar një furnizim të mirë për eksportin e produkteve hungareze në Kinë“.
Treni Kinë-Evropë është një tren me kontejnerë për transport tokësor midis Kinës dhe Evropës, duke lidhur Kinën dhe vendet evropiane në rrugë tokësore. Sipas Zhong Cheng, zv.menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Transportit të Kontejnerëve të Grupit Hekurudhor, vitet e fundit, nën mekanizmin e “Bashkëpunit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”, linja hekurudhore Kinë-Evropë është zhvilluar me shpejtësi. Ushqimet, pjesët e automjeteve dhe mallra të tjera nga vendet e këtij rajoni evropian transportohen vazhdimisht në pjesë të ndryshme të Kinës përmes linjës Kinë-Evropë, duke ndihmuar të dyja palët në hapjen e tregjeve të reja.
Foto nga VCG
Në vitin 2022, treni Kinë-Evropë kaloi për herë të parë Detin Kaspik dhe Detin e Zi dhe hyri në Evropë përmes portit rumun të Konstancës, duke hapur me sukses një kanal të ri transporti përtej "Detit Kaspik-Detit të Zi" dhe duke shkurtuar më tej distancën ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Deri më tani, gjithsej 15 mijë trena Kinë-Evropë janë operuar në portin e Shijiazhuangut, duke transportuar 1.348 milionë TEU, që përbëjnë 21% të numrit të përgjithshëm të trenave Kinë-Evropë.
Maria Blancha, redaktore e gazetës "National Courier" të Rumanisë, beson se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë miqësi tradicionale me Kinën dhe treni Kinë-Europë i ka dhënë një shtysë të re marrdhënieve dypalëshe. "Treni ka sjellë lidhje më të ngushta mes vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, duke zgjeruar perspektivat për bashkëpunim."
Sipas Zhong Cheng, zv.menaxher i përgjithshëm i Kompanisë së Transportit të Kontejnerëve të Grupit Hekurudhor, treni Kinë-Evropë gëzon të gjitha karakteristikat për një udhëtim të sigurt, që nga pavarësia ndaj motit, kapaciteti i madh, transporti i gjelbër dhe me karbon të ulët dhe shpejtësia. Kostoja e transportit është rreth 1/5-ta e asaj të transportit ajror, ndërsa koha e transportit është rreth ¼-ta e transportit detar. Emetimet mesatare të karbonit janë përkatësisht 1/15-ta dhe 1/7-ta e transportit ajror dhe transportit rrugor dhe është me avantazhe të konsiderueshme ekonomike. Sidomos gjatë pandemisë COVID-19, treni Kinë-Evropë kundërshtoi trendin dhe u rrit, duke u bërë një "kalim i jetës" dhe një "lidhje fati" për vendet në luftën e përbashkët antiepidemike. "Gjatë epidemisë, treni Kinë-Evropë Express transportoi në kohën e duhur një sasi të madhe materialesh parandaluese dhe antiepidemike, duke krijuar një litar shpëtimi midis Evropës dhe Kinës".
Foto nga VCG
Tania Gluchcheva, një gazetare nga departamenti ndërkombëtar bullgar "Vërejtje” thotë se treni Kinë-Evropë kaloi mijëra male dhe lumenj, duke përçuar jo vetëm mallrat e shkëmbyera mes vendeve të Evropës dhe Kinës, por edhe miqësinë mes popujve të tyre. "Treni Kinë-Evropë është si një shirit i stërgjatë, që lidh vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinën në një komunitet të së ardhmes së përbashkët për përfitime reciproke dhe rezultate të favorshme". (Çang Çuo)