Kualifikueset e Euro 2024, kombëtarja shqiptare stërvitet në Ishujt Faroe
2023-06-20 11:28:07
Foto nga ATSH
Kombëtarja shqiptare gjendet prej së dielës në Torshavn të Ishujve Faroe, ku sot do të zhvillojë takimin e tretë të kualifikueseve të Euro 2024 për grupin E.
Skuadra e trajnerit Silvinjo, që ka në dispozicion 24 lojtarë, ka zhvilluar një seancë stërvitore.
Pak ditë më parë Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Moldavisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Golat u shënuan nga Asani dhe Bajrami, përkatësisht në minutat e 52-të dhe 76-të.
Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë, pas humbjes 1-0 në Poloni në ndeshjen e parë në grup.
Shqipëria ndodhet e 3-ta në grup në kuotën e 3 pikëve pas 2 ndeshjeve.
Ajo pason Republikën Çeke dhe Poloninë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore