Ministria e Jashtme kineze shtjellon pikat kryesore të bisedimeve gjatë vizitës së Blinkenit
2023-06-20 13:03:29

Foto nga Xinhua

Bisedimet ndërmjet palës kineze dhe sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken gjatë vizitës së tij dyditore në Pekin qenë "të sinqerta, të thella e konstruktive," tha të hënën Ministria e Jashtme kineze.

Gjatë një takimi kortezie me Blinkenin të hënën pasdite, presidenti kinez Xi bëri të qartë qëndrimin parimor të Kinës mbi zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane dhe propozoi udhëzime strategjike, tha Yang Tao, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve të Amerikës Veriore dhe Oqeanisë të Ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë për shtypin lidhur me vizitën.

Foto  nga Xinhua

Edhe drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Wang Yi u takua të hënën me kryediplomatin e ShBA-së, ndërsa këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang pati bisedime me Blinkenin të dielën.

Kur informoi gazetarët rreth pikave kryesore të bisedimeve të Kinës gjatë vizitës, Yang tha se pala kineze kishte sqaruar shkakun kryesor të vështirësive të tanishme në marrëdhëniet dypalëshe, që është perceptimi i gabuar i Kinës nga ana e ShBA-së.

Foto ngfa MPJ

Marrëdhëniet dypalëshe kanë kaluar nëpër ulje-ngritje dhe është e nevojshme që ShBA-ja të reflektojë thellësisht, vuri në dukje ai.

"Është e domosdoshme që konsensuset e arritura në takimin e Balit midis dy krerëve të shtetit të zbatohen në praktikë," theksoi diplomati i lartë kinez.

ShBA-ja nuk duhet ta shohë Kinën me syrin e një fuqie hegjemoniste dhe çështja e Tajvanit është rreziku më i spikatur në marrëdhëniet kino-amerikane, u shpreh Yang.

Ai shtoi se të dy palët arritën gjithashtu disa konsensuse dhe rezultate.