Helidon Nauni, shkencëtari nga Shqipëria dhe muzeu Pluto
2023-06-20 17:39:26

CMG:  Helidon, a mund të na tregoni më tepër rreth aktiviteteve tuaja shkencore. Si lindën dhe pse keni bindjen se ato ndikojnë tek avancimi i fëmijëve?

Helidon Nauni:  Eshtë bukur fillimisht të merresh me fëmijët sepse ata janë te gatshëm te eksplorojnë së bashku me mua rreth te rejave më të fundit. Kjo lidhet me profesionin tim pasi nga njëri vit në tjetrin edhe fusha ime e punës ka qenë në krijimin dhe zbatimin e këtyre produkteve.

CMG: Si dhe pse e hapët Qendrën e kurseve për fëmijë?

Helidon Nauni: Për fëmijët mësimi mbetet argëtimi dhe nëse ju mëson duke argëtuar i ke fituar dijet disa herë më tepër se në kushte të tjera.

Këto projekte të cilat ne jemi duke i zbatuar zanafillën e kanë  që në  projektin e muzeut lëvizës të shkencës për fëmijët dhe unë nuk doja që ato pak projekte të mos shkonin dëm, ndaj e hapa qendrën. Më pas me kalimin e kohës ato sa vinin dhe thelloheshin si dhe shtoheshin në numër, por edhe në cilësi përgatitore. Kureshtja e fëmijës është e madhe dhe nis që moshë të vogël. Në një farë forme kurset për fëmijë në shkencë i thellojnë dhe i japin një horizont të ri.

CMG: Cila është grupmosha e cila merr më tepër vëmendje dhe punon më tepër në kërkimin shkencor?

Helidon Nauni: Jane dy grupmosha tek ne, njëra prej tyre është , 6-8 dhe 8-12 vjeç. Secila nga grupmoshat duhet të jetë e përgatitur për kapacitetin e dijeve që ka. Gjatë këtyre dy viteve të funksionimit të kësaj qëndre kanë ardhur rreth 200 fëmijë të cilët janë regjistruar, por  ka edhe fëmijë që vijnë thjesht për një vizitë gjatë ditës dhe më pas nuk qëndrojnë për të mësuar, për shkak të angazhimeve të tjera që ata kanë.

Grupi në tërësi është i përbërë nga 15 fëmijë. Por ajo që kam vënë re është që fëmijët i përdorin këto kurse edhe për të kaluar fundjavën e tyre, e cila mund të bëhet edhe më dinamike nëpërmjet angazhimit me këto eksperimente.

CMG: Si organizohen eksperimentet ?

Helidon Nauni: Eksperimentet kanë një radhë për t’u trajtuar. Fillimisht fëmijët marrin bazën informative se çfarë ndodh brenda një eksperimenti dhe më pas i aplikojmë në seancën e pare të zhvilluar me ta. Pra, nëse eksperimenti ka si fushë zjarrin, absolutisht që do merremi me të dhe elementet përbërës që e bëjnë zjarrin të qëndrojë në dorën e fëmijës pa u djegur.

CMG: A ka një "superfuqi" tek dora ?

Helidon Nauni: Jo nuk ka një superfuqi, ka thjesht një shtresë uji fillimisht në dorë e cila e ndihmon dorën të mos digjet. Flaka nuk mund të qëndrojë shumë gjatë në dorë, vetëm disa sekonda .

CMG: Si ndihmojnë eksperimentet në zhvillimin e fëmijës ?

Helidon Nauni: Ndihmojnë sepse fëmijët janë të angazhuar personalisht në këtë gjë pra ata këto gjëra i kanë të prekshme. Një fëmijë, i cili eksploron vetë në këto eksperimente i sheh dhe i prek vetë dhe shkon deri tek arritja e rezultatit absolutisht që është i formuar dhe merr një tjetër zhvillim.  Me e rëndësishmja që prindërit punojnë për vite me radhë është besimi dhe në këtë sport të bukur besimi është kryesori. Kur fëmijët në fund të kursit arrijnë që ato eksperimente t’i realizojnë vetë kanë marrë besimin e fortë tek vetja .

CMG: Cilat janë pritshmëritë tuaja në këto kurse ?

Helidon Nauni: Une qëllimin kryesor e kam të sjell në jetë muzeun lëvizës shkencor, i cili për arsye të ndryshme më mbeti pezull. Por gjithashtu kam dëshirë që të organizoj të gjitha qytetet që të kenë edhe ato më tepër kurse pasi nuk mund të jetë vetëm Tirana, që ua ofron fëmijëve këto lloj kursesh të cilat mbi të gjitha janë shumë zhvillimore për ta. Madje, do doja shumë që të kishte kurse edhe në rrethina apo fshatra sepse edhe ata fëmijë kanë nevojë për tu zhvilluar dhe kjo është forma më e mirë.

Intervistoi: Megi Latifi