Krijohet Task forcë për regjistrimin e tokave bujqësore
2023-06-19 14:58:36

Fermeret (Foto gazeta si)

Fermeret (Foto gazeta si)

Qeveria ka vendosur të  ngrejë një task forcë që do të merret me regjistrimin e tokës bujqësore, që është në përdorim nga fermerët pa qenë të pajisur me AMTP. Task forca do të ndihmojë bashkitë e Kukësit, Tropojës, Malësisë së Madhe Shkodrës dhe të tjera në mënyrë që të ecet  shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave. Gjergji Bega, ekspert për problematikat e pronave ka sqaruar në një intervistë për  mediat se çfarë ndodh në rastin konkret me një fermer që posedon një pronë të tillë.

“Është një lajm i mirë, për fermerët, për të gjithë, për qytetarët që kanë regjistruar pronën. Kryeministri Rama e tha nga Kukësi që edhe pse nuk mund të kesh një AMTP, akti i marrjes së tokës në pronësi nga ligji 7501, tashmë duhet të dalë ndoshta nga mesi i qershorit VKM-ja. Për këtë  është ngritur një task forcë. Do të dalin edhe me VKM sesi do të zbatohen urdhëresat dhe format e regjistrimit të këtyre. Po marrim zonën e veriut ku  kryeministri në Kukës njoftoi këtë që është më problematike për efekt të mosveprimit të ligjit 7501. Të gjithë fermerët dhe qytetarët atje kanë shkuar tek tokat e ish-baballarëve, duke e kanë ndarë token me kanun. Ata kanë marrë dokumentin AMTP, por nuk kanë zbatuar ligjin 7501. Në zonën e veriut në pjesën më të madhe janë dakordësuar dhe kanë shkuar tek tokat e baballarëve, pavarësisht se çfarë u ka dhënë 7051. Çfarë ka ndodhur si pasojë e kësaj?  Duke qenë se banorët kanë shkuar tek tokat e baballarëve dhe AMTP e kanë marrë diku tjetër, atëherë hipoteka apo ASHK janë ndodhur para një fakti se nuk mund të vepronin dot pasi në momentin e regjistrimit banori, nuk ishte tek toka që kishte AMTP por tek toka e gjyshit apo babait dhe këtu ka pasur ngërç. Për të zgjidhur këtë ngërç kryeministri theksoi nga veriu që të fillojë ky proces këtu, duke zbritur në gjithë territorin e vendit” tha eksperti Begaj.

Ku janë të shpërndara këto toka?

Tokat bujqësore(Foto shqiptarja.com)

Tokat bujqësore(Foto shqiptarja.com)

“Në pjesën më të madhe, në Shqipërinë e mesme dhe në një pjesë të jugut ka vepruar ligji 7051. Ato që janë cerfitikuar kanë kaluar dhe  tashmë janë parcelat që kanë ngelur ose në përdorim ose janë dhe toka që janë hapur rishtaz. Sepse kemi parcela që ka qenë pyll, por fshatarët i kanë hapur dhe i përdorin. Kemi goxha sipërfaqe. Bëhet fjalë diku tek rreth 100 mijë hektarë, tokë e re që ka qenë zëri kadastral pyll, por që tashmë është hapur nga fshatarët dhe është mbjellë me ullinj apo të tjera. Këto parcela duhet të marrin zërin kadastral nga pyll në tokë bujqësore ose pemëtore dhe duhet të regjistrohen apo certifikohen. Veç tokave bujqësore duhet të regjistrohen edhe këto parcela” shprehet Begaj.   

Eksperti Gjergj Begaj (Foto Twitter)

Eksperti Gjergj Begaj (Foto Twitter)

Qeveria me anë të task forcës do të bëjë një inventar të plotë të tokave.

“Duhet të ribëhet inventari tashmë sesa kanë ngelur pyje dhe sa është tjetërsuar në tokë e shfrytëzueshme pemëtore. Pikërisht ky është hapi që po ndërmerr qeveria bashkë me ASHK qendrore dhe institucione të tjera që merren me çështjet e pronave dhe institucionit të pyjores që të bëhet rikualifikim i sipërfaqes totale, inventar sa tokë bujqësore kemi dhe sa pyje i kemi sot dhe sa janë hapur toka të reja. Ne i kemi matur nga sistemi i ortofotos sepse unë i di sipërfaqet dhe kemi bërë krahasimin, nga viti 1994 deri në 2020, apo 2022 dhe na rezulton se janë 700 hektarë afërsisht në një zonë.”, sqaron eksperti

Kryeministri Rama në Kukës (Foto TV Klan)

Kryeministri Rama në Kukës (Foto TV Klan)

E thënë ndryshe, nëse një qytetar sot ka  në përdorim një tokë, e punon atë, e askush nuk pretendon se është e tija, atëherë ai do të mund të shndërrohet në pronar ligjor të saj. Kjo i hap rrugë këtyre personave që  të përfitojnë nga subvencionet, grantet apo edhe kreditë dhe të marrin frytet e saj. Shpesh fermerët që përdorin këto toka në zona të ndryshme të Shqipërisë, e kanë patur të pamundur të aplikojnë për të përfituar fonde apo mbështetje të ndryshme.