EURO 2024, Shqipëria fiton 2-0 ndaj Moldavisë
2023-06-19 14:11:10
Foto nga RTSH
Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Moldavisë në takimin e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, në kuadër të eliminatoreve të Grupit E për në Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2024.
Gola u shënuan nga Asani dhe Bajramit, përkatësisht në minutat e 52-të dhe 76-të.
Kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë pas humbjes 1-0 në Poloni në ndeshjen e parë në grup.
Shqipëria ndodhet e 3-ta në grup në kuotën e 3 pikëve pas 2 ndeshjeve, ndërsa Moldavia renditet e 4-ta me 2 pikë pas 3 ndeshjesh.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, Republika Çeke fitoi 0-3 në transfertë ndaj Ishujve Faroe, duke u renditur e para me 7 pikë, pas 3 ndeshjesh. (Fatosi)
Lajmet Kryesore