< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Lindja, dasma e gjama/ “Rituali i jetës”, entomuzikal me motivet e Shkodrës në Opera
2023-06-18 14:13:09

(Foto nga Instagrami)


Rituali i jetës në Malësinë e Veriut vjen i përjetësuar në një etnomuzikal që ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Lindja, dashuria, gjama dhe vdekja riformulohen në gjuhë artistike, duke ruajtur elemente folklori, por me një gjuhë koreografike e kompozicionale të re. Koreografi Arian Sukniqi ka shpjeguar për mediat konceptin e shfaqjes, e cila u rikthye pas më shumë se 1 dekadë dhe ka një koncept më bashkëkohor. Është një shfaqje që mbështetet në traditën shqiptare dhe është një pasaportë shqiptare për një zonë të caktuar. Janë ritet e një kombi, në këtë rast është zona e Shkodrës se aty janë disa elementet e kësaj zone, xhubleta, lahuta, gjama e burrave. Rituali është narrativë e gjithë fazave të jetës. Muzikali erdhi me bashkëpunimin e Ansamblit dhe trupës së baletit të Teatrit të Operas. Shfaqja u ngjit në skenë më 13 qershor me koreografinë e Sukniqit dhe muzikën e Klodian Qafokut.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree