< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Këngëtarja Kida vjen me një këngë të re
2023-06-18 14:14:34

 (Foto nga instagrami)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida po rikthehet me një projekt të ri muzikor për të nisur sezonin artistik veror të sajin me  angazhime të shumta.  Njoftimin këngëtarja e ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron dy milionë ndjekës. Kida ndau për admiruesit e saj një video nga Dubai teksa shihet mbi një makinë luksoze të bardhë. Përmes saj, Kida ka paralajmëruar këngën e re duke sjellur një pjesë të shkurtër, ndërsa zbuloi se mban titullin “Uru”.

“Du me ta uru”, ka shkruar këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje, por vetëm që producent muzikor i këtij projekti është Big Deal Rec. Ndërkohë, Kida pritet të sjellë një bashkëpunim të ri me reperen e njohur, Tayna. Projekti i saj i fundit ishte  kënga “Leje” që e solli në mars të këtij viti.


Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree