Babë e bir: Populli është gjithmonë burimi i forcës së tyre të përbashkët
2023-06-18 16:17:53

Xi Zhongxun një herë i tha djalit të tij Xi Jinping: “Pavarësisht se çfarë posti ke, mos harro t'i shërbesh popullit me zell, mendo vërtet për njerëzit, lidhu me masat dhe qëndro pranë tyre”.

Xi Zhongxun, një revolucionar proletar që u rrit nga pasardhësit e fshatarëve, ka ndjenja të thella për njerëzit, veçanërisht për fshatarët. Ai thoshte shpesh: "Unë jam djali i një fermeri".

Një studiues amerikan që ka pasur kontakte me Xi Zhongxunin, kujton: “Dukej se ai njihte këdo në çdo fshat ku shkonte. Ai takohej me njërin dhe e pyeste: ‘Si u bë nëna, u shërua?’; takohej me tjetrin dhe e pyeste: ‘A i dhemb më mesi babait?”.

Xi Zhongxun në vitin 1948

Në vitin 1943, Xi Zhongxun paraqiti kërkesën për "shërbimin e 520.000 njerëzve" në Suide të Shaanxit. Ai u kërkoi kuadrove të të gjitha niveleve të shkonin në fshatra dhe të zgjidhnin problemet e popullit.

Xi Zhongxun në vitin 1980

Kur punonte në Guangdong dhe Hainan, për të ka një raport të shkruar: "Xi Zhongxun ka qenë në shumë qarqe dhe qytete në Guangdongun Lindor, Verior dhe atë Perëndimor, Deltën e lumit Pearl dhe Hainan. Shumë zona janë tepër të varfra. Ashtu si në Yangshan dhe Baiwan, nën kushte të këqija natyrore, ai ka vrapuar nëpër zonat e varfra malore”.

"Babai është biri i fermeri dhe populli është rrënja e babait". Xi Zhongxun ka vendosur gjithmonë popullin në zemrën e tij, gjë që gjithashtu prek thellë Xi Jinpingun.

në vitin 1979

Më 15 nëntor 2001, Xi Zhongxuni kishte 88-vjetorin e lindjes. E gjithë familja ishte bashkë, mungonte për shkak të punës vetëm Xi Jinpingu, që atëherë ishte guvernator i provincës Fujian. Xi Jinpingu, me keqardhje për mungesën, shkroi një letër urimi për ditëlindjen e të atit: "Si një mjeshtër i vjetër, ju po punoni në heshtje për popullin kinez. Kjo gjithashtu më frymëzon që t'i kushtoj gjithë jetën time kauzës për t'i shërbyer popullit ".

Pasi lexoi letrën e Xi Jinpingut, Xi Zhongxuni shprehu mirëkuptimin e tij për mungesën e të birit për shkak të orarit të ngjeshur. Ai gjithashtu tha: "Është ende e rëndësishme të përqendroheni në punën dhe çështjet kombëtare. Shërbimi për popullin është përkushtimi më i madh birnor për prindërit."

Nga sekretari i degës partiake të fshatit deri te lideri më i lartë i vendit, Xi Jinpingu thoshte shpesh se si “zyrtar” duhet ta meritosh postin, duke “menduar gjithmonë për vështirësitë dhe kujtuar në çdo çast besimin e njerëzve”.

Xi Jinping në fshatin Shibadong të kontejës Huayuan të provincës Hunan

Në fund të vjeshtës të vitit 2013, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping udhëtoi në fshatin Shibadong të kontejës Huayuan të provincës Hunan. Para një fushe ku thaheshin drithërat e fshatarëve ai propozoi për herë të parë "zbutjen e synuar të varfërisë" dhe kërkimi i ri për të dalë nga varfëria absolute filloi pikërisht nga këtu për t’u përhapur më pas në të gjithë vendin.

Në Yan'an, Shaanxi, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping vuri në dukje: "Është detyrim nga ana e partisë dhe qeverisë sonë për të ndihmuar njerëzit e varfër ruralë që të heqin qafe varfërinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojnë që edhe ato të hyjnë në një shoqëri të pasur në mënyrë të gjithanshme së bashku me njerëzit e të gjithë vendit".

Në Jinggangshan të provincës Jiangxi, fshatarët i shtrënguan dorën Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping, duke thënë me emocion: "Faleminderit që erdhët të na shihni. Ju jeni kreu i vendit". Por Sekretari i Përgjithshëm tha: "Populli është zot i vendit, ndaj ne jemi për të trajtuar çështjet tuaja”.

Në fshatin Sanhe e Qarkut Zhaojue të Distriktit Autonom Liangshan Yi të Provincës Sichuan, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping tha: "Ne ndërtojmë socializmin për t'i lejuar njerëzit të jetojnë në lumturi dhe të ndërtojnë një shoqëri të pasur në mënyrë të gjithanshme". Ndërsa në fshatin e ri Fumin të distriktit Gulang të provincës Gansu, Xi Jinping tha: "Partia Komuniste i shërben popullit dhe bën gjëra për njerëzit e thjeshtë. Është misioni i Partisë Komuniste të bëjë jetën e njerëzve më të lumtur."

......

Ai gjithmonë vendosi popullin në zemër, zbatoi premtimet dhe mbajti parasysh këshillat e të atit, duke realizuar gjithmonë qëllimin për t'i shërbyer popullit me gjithë zemër me veprime praktike. Babë e bir kanë trashëguar ndjenjat e thella për popullin. Pavarësisht se kur dhe ku, populli është burimi i forcës së tyre të përbashkët.