Legjendat e rrokut britanik, Dire Straits kanë shitur mbi 120 milionë albume në mbarë botën, ndërsa sot rikthejnë muzikën e tyre ikonike, të realizuar nga muzikantë që incizuan dhe bënë turne me Dire Straits, mbi 30 vite më parë. Festivali tradicional ‘Hardh Fest’ mbahet në zemrën e prodhimeve të rrushit Rahovec me mbështetjen e komunës dhe sponsorëve të shumtë.
Një nga risitë e ‘Hardh Fest’ këtë vit është se do të jetë një Truck Koncert në qendrat kryesore të Kosovës, me performancë live nëpër qytet, që do ta promovojë festivalin. Promo Hardh Fest Tour do të mbahet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, etj, ndërsa për datat, grupet dhe detajet e tjera do të ketë njoftime të tjera në ditët dhe javët në vazhdim.
Në faqen zyrtare të këtij festivali është vendosur edhe një pyetje për ndjekësit e tij, se cilin artist kanë dëshirë që ta ndjekin live në festivalin “Hardh Fest 2023”. Një vit më parë e vizituan këtë festival mbi 100 mijë vizitorë. Përveç koncerteve një vit më parë është shpallur edhe “Mretëresha e rrushit”, e cila e mban ende kurorën për ta dorëzuar në edicionin e këtij viti. Ky festival organizohet që nga viti 2000 sa i takon vjeljes së rrushit, ndërsa i ribrenduar ka që nga viti 2015, përveçse periudhës së pandemisë.
Një nga organizatorët e këtij festivali Agi Haxhimurati, ka treguar për mediat në lidhje me suksesin e edicionit të kaluar.
“Shkelja dhe shrydhja e rrushit me këmbë si në kohë të lashta, si kohët romake në këtë festival zhvillohet si garë gjatë festivalit, gjithashtu zhvillohet edhe konkursi “Mbretëresha e rrushit” që fiton kurorën e bukurisë në Rahovec. Organizatorët e kanë ideuar festivalin që gjatë hapjes të filllojnë edhe të vjelat zyrtare të rrushit në Rahovec, që njihet si zona më e madhe e Ballkanit po ashtu edhe në Evropën juglindore për kultivimin e rrushit. Pas vjeljes së rrushit festivali ka vazhduar edhe me parakalimin e mekanizmave bujqësor, duke filluar që nga mekanizmi më i vjetër që është përdorur dikur deri te mekanizmat më modern të kohëve të sotme traktorë të mëdhenj, zetorë të ndryshëm etj, të cilët kronologjikisht tregojnë edhe historikun e qytetit. Ka qenë panairi i vreshtarëve, të cilët kanë shitur në lloje të ndryshme të rrushit, u mbajt panairi i verës, etj. Interesante është që njerëzit mund të ndjekin live se si piqet rakia në zjarr nëpër kazanë, më pas vjen procesi i avullimit e cila nxjerr fermentimin e alkolit, që quhet raki. Këtë gjë turistët e kanë pritur shumë mirë, duke parë se si bëhen gjërat tradicionale në Rahovec” ka përfunduar ai.
Ky aktivitet është zhvilluar për herë të parë në qytetin e Rahovecit, me sloganin “Prek n’Rrush,Shijo n’Ven” . Kjo festë tashmë është kthyer në traditë, duke u bërë një nga eventet promovues të këtij qyteti si dhe duke tërhequr turistë të huaj dhe vendas.
Sava Lena