Foto nga VCG
Në Forumin Zhongguancun (Xhon guan cun) të mbajtur këtë vit, një model i përgjithshëm i madh i gjuhës (LLM), duke përdorur shenja vizuale për të kryer detyra arbitrare të segmentimit, mori vëmendje të gjerë.
Modeli i gjuhës, i zhvilluar nga Akademia e Inteligjencës Artificiale e Pekinit (BAAI), ilustron përkushtimin e Kinës për të kapur mundësitë e sjella nga zhvillimi i modeleve të mëdha gjuhësore.
Zhao Zhiyun,(Xhao Xhi jun) kreu i Institutit të Informacionit Shkencor dhe Teknik të Kinës (ISTIC), tha se teknologjia e modeleve të mëdha gjuhësore të Kinës është zhvilluar me shpejtësi përgjatë rrugëve të ndryshme teknike vitet e fundit, duke shtuar se disa syresh me ndikim në industri janë shfaqur në fusha të ndryshme.
Aplikacioni i modeleve të mëdha të gjuhës për qëllime të përgjithshme në Kinë po zgjerohet edhe në fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, sektori industrial dhe arsimi, sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Informacionit Shkencor dhe Teknik të Kinës.
Raporti theksoi gjithashtu se 14 rajone të nivelit provincial në Kinë po punojnë aktualisht në zhvillimin e modeleve të mëdha gjuhësore.
Me ChatGPT, që udhëheq një valë të re të zhvillimit të teknologjisë së modeleve të mëdha gjuhësore të inteligjencës artificiale globale, Kina po bashkon burimet e inovacionit të inteligjencës artificiale për të kryer kërkime në algoritmet e modeleve të mëdha gjuhësore dhe teknologjitë kryesore.
Sipas një plani të publikuar së fundmi nga Pekini për të promovuar inovacionin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, shkalla kryesore e industrisë së inteligjencës artificiale në qytet pritet të arrijë në 300 miliardë juanë (rreth 41.88 miliardë dollarë amerikanë) deri në vitin 2025. Shangai nxori një sërë masash për të mbështetur pjesëmarrjen e kompanive private në ndërtimin e infrastrukturës së inteligjencës artificiale, si të dhënat dhe fuqia kompjuterike.
Distrikti Xuhui (Cu hui) i Shangait po kultivon dhe prezanton në mënyrë aktive një numër ekipesh kërkimore për të ndërtuar një kulm për grupin ekologjik të modeleve të mëdha gjuhësore dhe aplikacionet inovative.
Shenzhen (Shen xhen) në provincën Guangdong të Kinës Jugore ka propozuar integrimin e burimeve të financimit në inteligjencën artificiale me një shkallë prej 100 miliardë juanë për të mbështetur furnizimin inteligjent të grupeve të energjisë kompjuterike, aftësinë inovative të teknologjive dhe produkteve kryesore dhe nivelin e grumbullimit industrial.
Ekspertët theksuan gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së një qasjeje të qetë dhe të përmbajtur ndaj zhvillimit të inteligjencës artificiale të vendit.
"Kina është bërë tregu më i madh në botë i aplikacioneve të inteligjencës artificiale, por ende mbetet prapa në teknologjinë bazë dhe talentet",- tha Dai Qionghai, (Dai Qion hai) dekan i Shkollës së Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit të Universitetit Tsinghua (Cin hua) .
Dai bëri thirrje për forcimin e kultivimit të talentit të inteligjencës artificiale dhe kërkimit bazë dhe përforcimin e inovacionit origjinal.
Universitetet, institucionet kërkimore shkencore dhe kompanitë janë të përfshira të gjitha në zhvillimin e modeleve të mëdha gjuhësore, por kërkimi dhe zhvillimi i përbashkët midis akademisë dhe industrisë është ende i pamjaftueshëm, sipas raportit të Institutit të Informacionit Shkencor dhe Teknik të Kinës.
Zhao (Xhao) tha se duhen bërë përpjekje për të promovuar zhvillimin dhe për të ndërtuar modele të specializuara në financa, kujdes mjekësor, energji elektrike dhe fusha të tjera për të arritur përparime me cilësi të lartë të aplikimit.
Skenarët dhe të dhënat e aplikimit mund të ndihmojnë në përmirësimin e teknologjisë së modeleve të mëdha gjuhësore, shtoi Zhao.