Kinë, industria funksionon e qëndrueshme dhe ekonomia kombëtare vazhdon të rimëkëmbet
2023-06-16 14:54:46

foto nga CFP

Në një repart montimi më 15 qershor në Weifang të provincës Shandong të Kinës Lindore/ foto nga CFP

Në maj të këtij viti, industria kineze funksionoi normalisht në përgjithësi dhe ekonomia kombëtare vazhdoi të rimëkëmbej, tha Fu Linghui, zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës në një konferencë shtypi të Zyrës së Informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës.

"Me zgjerimin e hapësirës së blerjes, u shtua blerja me prani fizike, u zgjerua tregu dhe u rrit shpejt konsumi i shërbimeve. Në maj, vëllimi i shitjes me pakicë të artikujve të konsumit shoqëror pati rritje prej 12.7 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vjetshëm, ndër të cilat të ardhurat nga sektori i ofrimit të ushqimit u shtuan 35.1 përqind. Përmasa e investimeve ka vijuar të zgjerohet në maj. Veçanërisht investimet në infrastrukturë dhe manifakturë patën rritje përkatësisht 7.5  dhe 6 për qind," bëri të ditur Fu.

Në përgjithësi, industria kineze ka një prirje të mirë zhvillimi, theksoi ai, duke shtuar qëKina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të manifakturës dhe zbatimi i masave politike për nxitjen e këtij sektori do të jetë në ndihmë të zhvillimit të shëndetshëm e të vazhdueshëm të industrisë.

Lidhur me pyetjen nëse Kina do të arrijë objektivin e rritjes ekonomike prej 5 për qind këtë vit, zëdhënësi tha se shumë faktorë të favorshëm, si baza e fortë materiale e teknologjike e siguruar falë zhvillimit afatgjatë, tregu i madh dhe forcimi i aftësisë së novacionit, i japin Kinës besimin për kapërcimin e vështirësive dhe mbështesin rimëkëmbjen ekonomike të vendit. (Wang Lei/ Artan)