Forumi i 15-të i Ngushticës vijon të lehtësojë shkëmbimet ndërmjet pjesës kontinentale e Tajvanit
2023-06-16 14:32:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Forumi i 15-të dyditor i Ngushticës do të nisë të premten në provincën Fujian të Kinës kontinentale, dhe konferenca kryesore e tij është planifikuar të fillojë të shtunën në qytetin bregdetar Xiamen, sipas zëdhënësit të Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit Zhu Fenglian.

Individë nga qarqe të ndryshme të rajonit të Tajvanit do të marrin pjesë në forum, duke përfshirë përfaqësues nga partitë politike, bashkorganizatorë të veprimtarisë, profesionistë nga industri të ndryshme dhe klerikë, bëri të ditur zëdhënësi.

Gjithsej 51 veprimtari do të zhvillohen gjatë këtij forumi, duke u përqendruar në nxitjen e shkëmbimeve kulturore e ekonomike dhe komunikimit rinor e njerëzor në nivel parësor në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit.

Forumi i këtij viti, që bashkorganizohet nga 84 institucione nga të dy brigjet e ngushticës, do të ofrojë më shumë se 1 200 vende pune dhe 1 000 stazhe e mundësi trajnimi për të rinjtë nga rajoni i Tajvanit.

Ky aktivitet synon të nxisë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si rigjallërimi rural dhe sipërmarrja e të rinjve nga Tajvani, si edhe në sektorë që përfshijnë shkencën, arsimin, kulturën dhe financat, tha zëdhënësi.