Foto nga VCG
Lionel Messi bëri një gol të shpejtë, duke e çuar Argjentinën drejt fitores 2-0 me Australinë në një ndeshje ndërkombëtare miqësore në Pekin.
Vetëm dy minuta pasi kishte nisur ndeshja, Messi kapi një top në fillim të zonës së rreptësisë, duke shmangur një mbrojtës para se të tundte rrjetën me një goditje me të majtën.
Zëvendësuesi Pezzella në minutën e 68-të e thelloi në 2-0 epërsinë e kampionëve të botës, me një goditje me kokë në mes të portës.
Ndeshja miqësore u ndoq nga më shumë se 50 000 dashamirës kinezë të futbollit në stadium.
Pesë vjet pas ardhjes së fundit të Messit në Kinë, pritja e superyllit argjentinas ishte e jashtëzakonshme. Në mes të ndeshjes, një adoleshent i veshur me një bluzë të Messit, hyri në fushë dhe shmangu disa roja sigurie, para se të përqafonte për pak kapitenin e Argjentinës.