Profesioni i avokatit në Kinë shënon rritje të shpejtë
2023-06-16 10:47:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina kishte më shumë se 651.600 avokatë praktikues në fund të vitit 2022, një rritje prej 76.800 krahasuar me vitin 2021, ose 13 për qind më shumë në bazë vjetore, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë.

Nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se numri i firmave ligjore në mbarë vendin ishte 38.600, 500 prej të cilave punësonin më shumë se 100 avokatë, shkruan “Xinhua”.

Avokatët kinezë trajtuan mbi 8.24 milionë çështje gjyqësore vitin e kaluar.

Deri në fund të vitit 2022, më shumë se 56.000 profesionistë të shërbimit ligjor punonin në mbi 13.000 institucione të shërbimit ligjor të nivelit parësor në vend. Sipas ministrisë, ata trajtuan më shumë se 122.000 raste të ndihmës juridike në vitin 2022. (Irma)