“Nokia” ka plane të mëdha biznesi në Kinë
2023-06-15 09:54:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompania finlandeze e telekomit “Nokia Corp” do të shtojë angazhimin për të shfrytëzuar mundësitë e biznesit të sipërmarrjeve në Kinë, për të ndihmuar kompanitë lokale të përshpejtojnë digjitalizimin industrial, deklaroi një ekzekutiv i lartë.

Ky plani vjen pasi shitjet neto globale të “Nokia”-s për biznesin e saj të sipërmarrjes u rritën me 62 për qind në bazë vjetore në tremujorin e parë, duke përdorur teknologjitë digjitale për të ndihmuar një gamë të gjerë sektorësh të rrisin efikasitetin. Chris Johnson, zv.president dhe kreu global i ndërmarrjeve në “Nokia”, tha se biznesi i ndërmarrjeve është me të vërtetë një pararojë e rëndësishme e gjërave që do të vijnë, sepse kompania ka arritur në fund të ciklit të shpenzimeve 5G dhe tani për të rritur biznesi, sipërmarrja (tregu) është përgjigjja.

“Partneriteti në Kinë është shumë i rëndësishëm. Ne kemi një biznes shumë historik këtu, prej mbi 10 vjetësh, veçanërisht me biznesin hekurudhor, me kompaninë e energjisë “State Grid” dhe klientët më të vegjël. Kina ka një potencial vërtet të madh rritjeje për ne”, tha Johnson.

Ai tha se “Nokia” instaloi një qendër të dhënash në Kinë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, e cila është qendra e produktit të saj të ri, “Nokia Digital Automated Cloud”.

Bazuar në rrjetin 5G, ai mund të funksionojë për vendet e industrisë, portet e kontejnerëve, terminalet, shkollat, spitalet, fabrikat dhe magazinat.

“Kjo është një mundësi e madhe për ne në Kinë dhe kemi një objektiv të madh për tregun kinez”,- tha Johnson, pa dhënë detaje.

Sipas tij, “Nokia” do të fokusohet te klientët ndërkombëtarë që kanë objekte industriale në Kinë. Dhe pasi të ketë një reputacion të mirë, Nokia mund t'i përdorë ato referenca për të fituar më shumë klientë vendas. Ai tha se “Nokia Shanghai Bell”, një sipërmarrje e përbashkët e “Nokia Corp” dhe firmës shtetërore të investimeve “China Huaxin”, është platforma ekskluzive e “Nokia”-s në Kinë, me burime të forta lokale dhe globale.

“Mundësia e industrisë 4.0 është shumë më e madhe se interneti. Interneti ishte i mrekullueshëm dhe ne mund të bënim blerjet tona në internet dhe kjo krijoi një ekonomi të re. Por industria 4.0 ka të bëjë me bërjen e industrisë 10 deri në 20 për qind më produktive. Kjo është rritje e madhe ekonomike”,- tha ai.

Ai shtoi se minierat, portet e kontejnerëve, objektet e përpunimit kimik, magazinat dhe fabrikat kanë potencial të madh për transformim digjital.

“Është shumë e lehtë të shihet se si një rrjet 4G ose 5G ishte më i mirë se WiFi në miniera. Mund të automatizoni të gjitha makinat me të gjithë gërmuesit përreth, duke i larguar njerëzit nga punët e rrezikshme dhe duke e shndërruar ambientin në të sigurt. 24 orë punë në 7 ditë të javës pa pushim”,- tha ai.

Wang Zhiqin, nënkryetar i Akademisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kinës, një institut qeveritar, ka bërë të ditur se ekonomia digjitale e Kinës është drejtuar kryesisht nga aplikacionet e internetit të orientuara nga konsumatorët si tregtia elektronike.

Tani, aplikacionet e orientuara nga sipërmarrja apo biznesi po luajnë një rol dukshëm më të madh, duke treguar se janë bërë përmirësime në strukturën ekonomike digjitale, tha Wang.

Kompania amerikane e kërkimit të tregut “International Data Corp” parashikoi se deri në vitin 2024, rreth 51 për qind e buxheteve globale të teknologjisë së informacionit do të shkojnë për inovacionin dhe transformimin digjital, ndërsa shifra në Kinë vlerësohet të jetë mbi 70 për qind.

Kitty Fok, drejtoreshë menaxhuese e “IDC China”, deklaroi se transformimi digjital i Kinës është i fokusuar kryesisht në nivelin e konsumatorit, siç janë pagesat me celular, tregtia elektronike dhe platformat e transmetimit të videove. Kjo do të thotë se ka ende një potencial të madh për kompanitë e vendit për të kryer përmirësimin e tyre digjital në tërësi.