Geiv Tomço është drejtor i Teknologjisë (CTO) pranë kompanisë EXINN Technology Center njëherësh specialist i Inteligjencës Artificiale. Ai punon me grupe fëmijësh për t'iu mësuar atyre një fushë kaq të veçantë si robotika dhe zhvillimi i inteligjencës përmes ushtrimeve matematikore.
Për Radio Ejani, Geivi ai së bashku me me nxënësit e tij ndajnë eksperiencën unike në përfshirjen në robotikë, ndërsa ata vetë tregojnë website të cilët i kanë ndërtuar tërësisht vetë.
CMG: Geiv, fillimisht çfarë janë STEM?
Geiv Tomço: Qasja e duhur e teknologjive moderne dixhitale ndaj fëmijëve nëpërmjet metodologjive STEM, Metodologjitë STEM (Science, Technology, Engineering, Math) janë bashkësi mjetesh dhe aktivitetesh praktike që ne mund t’i përdorim për të përmirësuar njohuritë e fëmijëve dhe studentëve, qoftë me apo pa eksperienca të mëparshme në këto fusha, pasi mënyra se si ato dizenjohen dhe përgatiten janë në përshtatje me të gjitha llojet e grupmoshave dhe njohurive që fëmijët dhe studentët disponojnë. Disa nga fushat me interes për fëmijët parashkollorë dhe ata në ciklin e ulët, janë Robotika & Programimi, Kompjuteri, Shkenca, Modelimi 3D etj.
Geiv Tomco dhe nxënësit e tij ( foto personale)
CMG: Si dallojnë për fëmijët Robotika dhe Programimi?
Geiv Tomço: Këto dy disiplina, pavarësisht se ngjajnë shumë të ndërlikuara, në fakt janë metodologjia më e përshtatshme që grupmoshat e parashkollorëve dhe cikleve të ulëta të afrohen dhe të përdorin teknologjitë moderne digjitale. Është vëzhguar që pajisjet si tabletët janë mjaft intuitivë në përdorim, edhe nëse fëmijët nuk kanë mësuar ende të lexojnë, pasi ndërveprimi me të bazohet më së shumti në aspektin logjik dhe koordinimin sy-motor, aspekte që tashmë janë të zhvilluara që në moshat 3-4 vjeç e sipër.
Për të zhvilluar më tej durimin, logjikën shkak-pasojë, krijimtarinë dhe aftësinë e zgjidhjes së problematikave, aftësi këto me rëndësi të jashtëzakonshme në çdo aspekt të jetës ose karrierës, rekomandohet nga shkenca që të nisen dhe të kultivohen sa më herët. Duke ditur që teknologjia dixhitale tani është kudo rreth nesh, është e pashmangshme që një ditë do të nevojitet të përdoret nga fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre. Se sa të aftë do të jenë në përdorimin e tyre, kjo do të caktojë edhe mundësitë që do të hapen për ta në të ardhmen në tregun botëror për një karrierë sa më të suksesshme.
Ndaj ne kemi përzgjedhur një metodologji mjaft interesante që është programimi i një roboti nëpërmjet formueseve inteligjente dhe më pas në etapa të mëvonshme nëpërmjet përdorimit të komandave të avancuara nëpërmjet tabletit. Roboti shërben si mënyra më e mirë për të kuptuar botën abstrakte të programimit.
Loja në robotikë ( foto peronale)
Roboti përfaqëson një pajisje fizike që kërkon të mësojë të ndërveprojë me ne dhe mjedisin, ndërkohë fëmija vendoset në pozitën e mësuesit i cili do t’ia mësojë në gjuhën që roboti kupton më mirë, nëpërmjet programimit. Ky aktivitet në fakt është një bashkësi 2 në 1, pasi mësojnë edhe të ndërtojnë robotë, edhe t’i programojnë ato më pas.
CMG: Çfarë marrin fëmijët gjatë këtij procesi?
Geiv Tomço: Gjatë gjithë procesit, fëmijët zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe fillojnë të tregohen më analitik dhe rigoroz në zgjidhjet që i japin problematikave në lidhje me robotin. Ata fitojnë zakonin e të ndarit të problemeve të mëdha në hapa të vegjël e kështu duke i realizuar një nga një, ata në fund janë të aftë të japin, sipas krijimtarisë apo imagjinatës së tyre, zgjidhje interesante dhe të zgjuara. Këto zakone fitohen në vegjëli dhe mbeten në intelektin e tyre gjatë gjithë jetës, në çdo lloj aspekti apo problemi me të cilat përballen.
CMG: Së fundmi fëmijët janë të apasionuar ndaj Modelimii & Printimii 3D?
Geiv Tomço:Nëse ka diçka që i tërheq jashtë mase fëmijët, është të prodhojnë objektet që ata imagjinojnë nëpërmjet pajisjes së printerit 3D, objekt me të cilin ata mund të ndërveprojnë apo ta përmirësojnë duke i shtuar forma apo duke i bërë pjesë të një sistemi më të ndërlikuar.
I gjithë procesi fillon në letër, ku ata vizatojnë atë çfarë kanë ndër mend, e më pas nëpërmjet programit të modelimit 3D, ata mund ta ndërtojnë atë në kompjuter në tre dimensione, objekt i cili më pas i kalon printerit 3D për tu realizuar. Disa orë më vonë, fëmijët e marrin objektin përfundimtar dhe e studiojnë më tej, duke nxjerrë në pah dobësitë ose mundësitë që ai të përmirësohet, derisa të kenë prototipin përfundimtar të asaj çfarë kanë ndër mend.
Loja në robotikë ( foto peronale)
Për ta bërë edhe më argëtues procesin, ata ndërtojnë pjesë të reja të cilat ia bashkëngjisin robotëve, duke i shtuar kështu atyre funksionalitete të reja që nuk i kanë lexuar apo parë askund, por që lindin si pjesë e imagjinatës së vetë tyre.
Kjo metodologji në fakt atyre është duke i mësuar se si të zhvillojnë risi dhe inovacione, si të bëhen shpikës duke i mbledhur dhe drejtuar mendimet e tyre sipas një vije logjike dhe shkak-pasojë, i aftëson mendimin abstrakt, i ndihmon të kuptojnë dobësitë dhe avantazhet e gjërave apo sistemeve që i rrethojnë duke i dhënë mundësinë të mendojnë ose shpikin një risi që i bën ata pjesëtarë aktiv në atë sistem. Në të ardhmen, ata janë të aftë të kryejnë apo projektojnë sisteme edhe më të ndërlikuara duke i dhënë avantazh në karrierën dhe tregun global, i cili është i etur për ide të reja dhe zgjidhje për problemet bashkëkohore.
CMG: Për çfarë shërbejnë këto dy metodologji?
Geiv Tomço: Këto dy metodologji shërbejnë si shembull dhe model për të vërtetuar dhe mbështetur rëndësinë e përdorimit të teknologjive digjitale për të përmirësuar aftësitë intelektuale e logjike si dhe shumë aspekte të tjera ndër-personale dhe psikologjike, dhe sa më herët të niset si proces, aq më të përparuar do të jenë në të ardhmen në të gjitha fazat e shkollimit dhe karrierës së tyre. Sa më herët të zbulohen talentet e tyre, aq më shpejt do ta dinë ku t’i përqendrojnë energjitë dhe përkushtimin për tu bërë të aftë në atë çfarë bëjnë më mirë, në përputhje me kërkesat e tregut global të punës.
Loja në robotikë ( foto peronale)
Vërtet teknologjia digjitale ka shfaqur dhe vazhdon të shfaqë aspekte negative, por problemet shfaqen gjithmonë në çdo lloj aspekti në jetë dhe ne si shoqëri kemi për detyrë të gjejmë mënyrën sa më të mirë dhe të sigurt për ta trupëzuar me të përditshmen tonë duke zvogëluar pasojat negative dhe duke marrë më të mirën e asaj çfarë na ofrohet. Madje, këto aktivitete duke qenë edhe argëtuese dhe jashtë mase informuese dhe socializuese, i mbajnë fëmijët të angazhuar gjatë kohës që mund ta shpenzonin duke parë televizor apo duke qëndruar në telefon. Kemi vënë re që ata janë më të motivuar të kalojnë rutinat e tyre të përditshme duke ditur që pasditja e tyre do të kalohet në mënyra shumë argëtuese, edukuese dhe informuese.
Pjesë e intervistës ishin edhe Enad Prifti, Henri Çenga dhe Gjergj Kuqi të cilët shpjeguan rëndësinë e robotikes në jetën e përditshme.
CMG: Enad, ti je duke punuar një website që në moshën 11- vjeçare , na shpjegon më tepër ?
Enad Prifti : Unë po ndërtoj një website ku në qendër kam Christiano Ronaldon dhe tregoj për sportin është shumë gjë e bukur. Dua që në te ardhmen ta vazhdoj këtë profesion, pasi prindërit e mi po më mbështesin.
CMG: Po ti Henri ?
Henri Çenga: Une dua të shkoj në hapësirë me NASA, dhe ajo që po ndërtoj në website është në lidhje me këtë gjë, me NASA dhe me hapësirën pasi jam shumë i apasionuar. I kam thënë familjes sime që në te ardhmen do shkoj të shkoj atje.
CMG: Gjergji edhe ti ke ndërtuar një website?
Loja në robotikë ( foto peronale)
Gjergj Kuqi: Unë gjithashtu po merrem me sport sepse jam i apasionuar pas basketbollit. Aty jap informacione dhe shumë pamje të bukura . Ëndërroj që ta vazhdoj këtë rrugëtim timin në teknologji dhe robotike.
Intervistoi; Megi Latifi .