Zhvillimi i shërbimeve për investimet në tregjet globale
2023-06-15 10:33:53

Shqipëria ka bërë hapa pozitivë në linjë me rregullimet evropiane, aktet e reja ligjore, të cilat kanë sjellë shumëllojshmëri në ofrimin e shërbimeve të investimit, mundësi të zgjeruar ndërlidhjeje me tregjet globale, si edhe ofrimin e një game të gjerë të instrumenteve financiare. Në një intervistë për mediat, Erjon Taçe, Menaxher i Tregjeve Globale në Otp Bank Albania tregon benefitet e këtyre hapave.

Banka OTP Albania (Foto Balkanweb)

Banka OTP Albania (Foto Balkanweb)

Zhvillimi i shërbimeve për investimet në tregjet globale

 “Në Shqipëri ka patur një ecje drejt përsosjes së legjislacionit për sa i përket shërbimeve të investimit në tregjet globale. Në këtë kontekst ka kaluar edhe ligji më i fundit për tregjet e kapitalit në vitin 2020, ku bankave dhe aktorëve të tregut i është lënë një kohë e caktuar për t’u përshtatur në aktivitetin e tyre si dhe në kuadrin e tyre rregullator. Rregulloret dhe procedurat e tyre së brendshme si dhe kontratat e tyre me klientët, përshtatjen me ligjin e ri. Kjo është realizuar dhe tashmë kemi banka në treg që janë në përputhje me aktivitetin e tyre me ligjin e ri dhe rregulloret e parashikuara nga AMF si dhe operator të tjerë të tregut që janë të licencuar në këtë aspekt. Është diçka që përcaktohet nga qëllimi i investimeve, ka instrumenta që e përcaktojnë kush mund të jenë klientë, që në emetimin e tyre, por ka edhe politika të bankave gjithmonë në përputhje me kuadrin rregullator, që përcaktojnë se kush mund të jetë klientë”, u shpreh Taçe

Ai bën të ditur se në Bankën OTP Albania, i gjithë rrethi i klientëve të bankës janë të përshtatshëm për të përfituar nga këto lloj shërbimesh, në varësi të llojit të shërbimit që dëshirojnë të realizojnë.

 Drejtues të Bankës OTP Albania shpjegojnë gamën e produkteve që ofrohen për klientët.

Erjon-Taçe (revista Monitor)

Erjon-Taçe (revista Monitor)

“Produktet bazike janë produktet që tashmë janë shumë të njohura nga publiku shqiptar pasi ka shumë vite që këta investojnë letrat në titujt e borxhit të qeverisë shqiptare, që janë instrumentet financiar më të përhapur sot për sot në Shqipëri. Titujt e borxhit, pra instrumentet financiar, emetuar nga qeveria shqiptare që janë bonot e thesarit dhe obligacionet hyjnë tek titujt bazikë,  janë titujt e thjeshtë, gjithë publiku dhe klientët i njohin, kush ka patur dëshirë dhe vullnet e ka realizuar nëpërmjet sporteleve të sistemit bankar në vite, kjo ka shumë vite që bëhet. Aksionet e zakonshme klasifikohen si produkte bazike. Sot njerëzit dhe klientët e dinë se çfarë janë aksionet, e dinë se çfarë janë aksionet në kuptimin që tregtohen në bursat ndërkombëtare dhe legjislacioni ynë i ka të parashikuara që mund ti klasifikojmë si produkte bazike, meqë e përmenda këtë term, për ato aksione që emetohen apo tregtohen në bursa ndërkombëtare të vendeve që kanë një legjislacion të ngjashëm me Komunitetin Evropian.”

Në rast se klientët duan të shfrytëzojnë këtë mundësi, mundet të lidhin marrëdhënie kontraktuale me bankën dhe të procedojnë.

Tregjet nderkombetare (Foto Ekonomia online)

Tregjet nderkombetare (Foto Ekonomia online)

“Mënyra që ofrohet është mënyrë standarde për të gjithë instrumentet financiare që ofron banka, pra produktet përse është produkti apo shërbimi i ndërmjetësimit dhe instrumentet financiar që klientët investojnë përcaktohen prej tyre në kushtet kur të gjithë klientët janë apo mund të jenë të mundshëm për të investuar në këto produkte bazike dhe banka i ka të shprehura besoj shumë qartë mënyrat. Në fillim ka një marrëdhënie kontraktore që lidhet me klientin që do të thotë klienti duhet të nënshkruajë një kontratë tip me bankën, një kontratë kuadër për të përfituar nga shërbimet e investimit. Kontrata sigurisht është hartuar dhe është e bazuar në konceptin e asaj çfarë parashikon ligji dhe rregulloret e AMF-së.”- sqaron Taçe.

Ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive, të cilat harmonizojnë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Evropian, kanë përmirësuar ndjeshëm kuadrin e nevojshëm ligjor, standardet e mbikëqyrjes dhe kërkesat për transparencë e mirëqeverisje, të cilat synojnë rritjen e besimit në mekanizmat e tregut, si element thelbësor të nxitjes së pjesëmarrjes së investitorëve në këtë treg.

Tregu global (Foto Monitor)

Tregu global (Foto Monitor)