Kryediplomati: Kina mbështet kauzën e popullit palestinez për rivendosjen e të drejtave të ligjshme kombëtare
2023-06-14 14:30:21

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang thanë të martën se Kina mbështet fuqimisht kauzën e drejtë të popullit palestinez për të rivendosur të drejtat e veta të ligjshme kombëtare.

Qin i tha këto gjatë takimit në Pekin me homologun e vet palestinez Riyad al-Maliki, ndërsa presidenti palestinez Mahmoud Abbas po bën një vizitë shtetërore në Kinë nga 13 në 16 qershor.

Duke theksuar që Kina i jep rëndësi të madhe çështjes palestineze, kryediplomati kinez i tha homologut palestinez se pala kineze nxit me vendosmëri ecjen e bisedimeve të paqes në drejtimin e duhur dhe premton të kontribuojë me mençurinë dhe forcën e Kinës për trajtimin e kësaj çështjeje.

Nga ana e tij, Al-Maliki shprehu vlerësimin për një varg nismesh të paraqitura nga presidenti kinez Xi Jinping mbi çështjen palestineze dhe falendëroi Kinën për mbështetjen e kauzës së drejtë dhe zhvillimit të Palestinës.

Pala palestineze zbaton me vendosmëri politikën e "Një Kine" dhe do të vazhdojë të mbështesë pa luhatje Kinën në çështjet që lidhin interesat thelbësore të saj, shtoi ai.