“Schneider Electric” shfrytëzon mundësitë e gjelbra të Kinës
2023-06-14 10:58:22


Foto nga VCG

Me hyrjen e Kinës në një epokë të re të rritjes së gjelbër dhe të udhëhequr nga inovacioni, “Schneider Electric SE”, një kompani shumëkombëshe franceze e specializuar në menaxhimin e energjisë, do të ndajë më shumë burime për bizneset në rritje të elektrifikimit dhe digjitalizimit në Kinë, duke pasur parasysh përparimin e gjithanshëm të vendit drejt zhvillim cilësor me nivel të lartë, deklaroi një drejtuese e lartë e kompanisë.

Fokusi i Kinës te digjitalizimi dhe qëndrueshmëria me një kthim ekonomik është plotësues i strategjisë së rritjes së “Schneider Electric”, tha Chris Leong, shefja e marketingut dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të grupit.

Me ekspertizën e “Schneider Electric” në menaxhimin e energjisë dhe automatizimin, formula “elektrifikimi plus digjitalizimi është i barabartë me qëndrueshmërinë” mund të kontribuojë në përmirësimin e industrisë në Kinë dhe qëllimet e dyfishta të karbonit - arritjen e kulmit të emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe arritjen e neutralitetit të karbonit deri në vitin 2060, tha Leong.

Ajo tha se formula aplikohet në industri të ndryshme në mbarë botën dhe ka dëshmuar se është rruga e duhur.

Një shembull është objekti i kërkimit dhe zhvillimit që punëson 5000 punëtorë që “Schneider Electric” hapi në Grenoble, Francë, vitin e kaluar.

Objekti, i quajtur “IntenCity”, është i pajisur plotësisht me teknologjitë dhe zgjidhjet e “Schneider Electric” që mbulojnë planifikimin, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen. Ai konsumon 37 kilovat-orë për metër katror çdo vit, gati 90 për qind më pak se ndërtesat mesatare në Europë, duke përdorur panele diellore në çati, turbina me erë dhe aplikacione digjitale për të gjeneruar, menaxhuar, ndarë dhe koordinuar energjinë me komunitetin e saj.

Kompania ka asistuar gjithashtu parkun industrial në Zonën Pilot të Tregtisë së Lirë të Kinës (Shangai) në Zonën Speciale Lingang në arritjen e menaxhimit aktiv të energjisë, aksesit në energjinë e rinovueshme dhe përmirësimit të efikasitetit operacional me emetime më të ulëta të karbonit.

I mbështetur nga zgjidhje të avancuara, parku është në gjendje të ulë 60 për qind të kostove mujore të energjisë dhe pret të kursejë 1.1 milionë kWh energji elektrike në vit, duke përshpejtuar transformimin e tij drejt një parku industrial të gjelbër dhe me karbon të ulët.

“Falë strategjive, dekarbonizimit dhe digjitalizimit, ne besojmë se teknologjitë aktuale jo vetëm që përmirësojnë efikasitetin dhe kursejnë kostot, por gjithashtu ulin emetimet e karbonit. Kjo do të gjenerojë fitime për kompanitë dhe do të përfitojë shoqërinë në të njëjtën kohë”,- tha Leong.

Sipas saj, më shumë klientë janë të gatshëm për të paguar për produktet e gjelbra, pasi “Schneider Electric” tashmë përdor teknologji për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve të karbonit me 30 për qind në 90 për qind në industri të ndryshme, nga prodhimi dhe ndërtimi te qendrat e të dhënave dhe rrjetet.

Meqenëse shumë përdorues mund të shqetësohen për kthimin e tyre nga investimi, Leong tha se periudha mesatare e kthimit të investimit, bazuar në përvojën e “Schneider Electric”, është rreth tre deri në katër vjet.

“Kur një kompani ka marrë tashmë një kthim nga investimi i saj, ajo mund të vazhdojë të kursejë më shumë kosto energjie, të reduktojë emetimet e karbonit dhe të përmirësojë operacionet e saj të qëndrueshme, të cilat mund të sjellin vlerë të gjelbër për përdoruesit dhe shoqërinë”, vuri në dukje ajo.

Duke operuar në Kinë për 36 vjet, “Schneider Electric” është rritur nga një fabrikë e sipërmarrjes së përbashkët në një me 22 fabrika, shtatë qendra shpërndarjeje dhe pesë qendra kërkimi dhe zhvillimi në të gjithë vendin, me një normë blerjeje lokale mbi 90 për qind. Kina është bërë tregu i dytë më i madh i kompanisë franceze në mbarë botën.

Duke theksuar tregun masiv të Kinës, sistemin industrial të sofistikuar, konkurrencën e fortë të zinxhirit të furnizimit dhe mjedisin e përmirësuar të biznesit, Leong tha se grupi do të vazhdojë të rrisë shpenzimet e tij në vend për të forcuar talentin, inovacionin, zinxhirët e furnizimit dhe ekosistemin në Kinë.

Për shembull, pas hapjes së një qendre kërkimi dhe zhvillimi automatizimi në Wuxi, në provincën Jiangsu, në mars të këtij viti, “Schneider Electric” aktualisht operon pesë qendra inovacioni me mbi 2000 inxhinierë në të gjithë Kinën, njëra prej të cilave fokusohet në zhvillimin e softuerit për të ndihmuar kompaninë të ruajë dhe përforcojë konkurrencën e saj.

Pavarësisht qëndrimit të kujdesshëm global ndaj investimeve të huaja direkte, Kina pritet të bëhet më tërheqëse për kompanitë e huaja këtë vit për shkak të politikave të saj më të gjera të hapjes dhe rikthimit të parashikuar ekonomik, tha Wei Jianguo, nëndrejtor i Qendrës Kineze për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare. .

Përdorimi aktual i investimeve të huaja direkte nga Kina u rrit me 2.2 për qind në bazë vjetore në 499.46 miliardë juanë (70.2 miliardë dollarë) në katër muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë.