6.5 milionë udhëtarë priten në Aeroportin e Rinasit këtë vit
2023-06-13 09:49:18

Më 10 qershor 2026, Ryanair, një ndër kompanitë më të njohura me kosto të ulët (low cost) në botë, nisi fluturimet e saj nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Rinasit, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe zvkryeministres Belinda Balluku. Kompania do të operojë fillimisht me 18 destinacione, nga të cilat 9 destinacione të reja.

Rinasi, aeroporti kryesor ndërkombëtar, vjet priti e përcolli 5.2 milionë pasagjerë, ose 27 përqind më shumë se viti normal 2019. Në aeroport sapo ka përfunduar projekti për zgjerimin e kapaciteteve, si dhe transformimi në tërësi i të gjithë hapësirës, sipas standardeve të njëjta me infrastrukturat aeroportuale në vende të zhvilluara të botës.

Investimi krijon lehtësira të mëdha për pasagjerët, të cilë kanë harruar tashmë rradhët e gjata të përpara vitit 2019. Me investimet e realizuara deri tani, Aeroporti i Rinasit është reformuar tërësisht për të pritur rreth 10 milionë pasagjerë.

Sot Rinasi ka linja direkte për 66 destinacione,  nga 31 linja që kishte përpara pandemisë. Ai është i vetmi aeroport ndërkombëtar në botë, me një rritje vëllimi të trafikut ajror me mbi 100 përqind, që nga koha e përpara pandemisë së Covid-19.

Nëse turizmi  sot ka pronotime në mënyrë të organizuar(me fluturime çarter) mbi 35 përqind nga pronotimet e verës 2022, kjo i kushtohet në një pjesë të madhe të 66 destinacioneve(qyteteve) të fluturimit që nisen nga Rinasi. Deri në vitin 2019, asnjë kompani e madhe ndërkombëtare e fluturimeve me kosto të ulet nuk arrinte të vinte në Rinas, pasi ishte shumë i shtrenjtë Përfaqësonte aeroportin ndërkombëtar më të shtrenjtë në Evropë, së bashku me atë të Budapestit, me tarifat e tij të larta. Investuesi privat shqiptar pas shkurtit të vitit 2019 uli tarifat.

Me ardhjen e një kompanie të madhe botërore me kosto të ulet katër vite më parë, numri i destinacioneve të fluturimit nga Rinasi u rrit me tre herë. Edhe turizmi i organizuar me fluturime çarter, u rrit në këto dy vitet e fundit me shifra dyshifrore.

Pak ditë më parë, më 10 qershor 2023, në Rinas erdhi kompania e dytë, ndër më të mëdhatë në botë, për fluturimet me kosto të ulët. Erdhi për të qendruar dhe për t’i shtuar edhe 17 destinacione të reja fluturimeve nga Rinasi, ose 200 fluturime në javë dhe rreth 2 milionë pasagjerë në vit.

Dy kompani ndër më të fuqishmet në botë në sektorin e fluturimeve me kosto të ulët, do të thotë konkurrencë të mirëfilltë në Rinas dhe ulje të mëtejshme çmimesh për qytetarët. Kompania e dytë që erdhi pardje në Rinas, për të qëndruar gjithnjë këtu, përfaqëson markën, shenjën që i vendoset një vendi, kur ky vend kthehet në destinacion turistik global.

Nëse përmes Rinasit, deri pesë vite më parë udhëtonin vetëm 7 përqind e shqiptarëve të Shqipërisë, për shkak të çmimeve të shtrenjta. Sipas INSTAT, sot Rinasin e përdorin katër në shtatë shqiptarë të vendit, ose mbi 50 përqind e tyre.

5.2 milionë pasagjerë te ardhur dhe që kanë ikur nga Rinasi në vitin e kaluar, përfaqëson një shifër të paimagjinueshme deri vetëm pak vite më parë. Ai ishte objektivi i vitit 2027, në planet e biznesit të kompanisë që e menaxhon dhe që mendon se për këtë vit mund të arrijmë edhe në 7 milionë pasagjerë që vijnë e ikin nga Rinasi. Me këto ritme, objektivi i vitit 2030 për 10 milionë pasagjerë mund të bëhet i arritshëm ndoshta që në vitin 2025.

Shumë shpejt, futja në veprim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në jug, ndërkohë që aeroporti i Kukësit me 40 mijë pasagjerët e tij të sotëm po zgjerohet shpejt. Lajm i mirë për aeroportin e Vlorës dhe gjithë ekonominë shqiptare është që aeroportin e Vlorës do ta menaxhojë autoriteti aeroportual që menaxhon Aeroportin e Mynihut në Gjermani. 

Fatos Çoçoli