CMG: Intoleranca ushqimore, një temë shumë interesante dhe mjaft e lakuar kohët e fundit. A duket sikur ka dalë si modë dhe shumë persona thonë do bëjmë testin për intolerancën ushqimore, pa e ditur se çfarë është në të vërtetë?
Prof. Dr Anila Kalleshi: Ju më pyesni a ka dalë si modë, por unë mendoj që çdo person në jetën e tij e ka përjetuar një problem të intolerancës ushqimore. Një fryrje stomaku, një fryrje të zorrëve, kërcitje të zorrëve, gromsitje, ankth, panik, frikë, hipertension, hipertiroidizëm, probleme të sëmundjes kardiovaskulare, faza të ndryshme të skizofrenisë, dikush tjetër luhatje të humorit, probleme të tretjes, gastrite, ulçerat kronike, probleme të akneve ,etj. Të gjitha këto kanë lidhje me intolerancën ushqimore. Analizat e intolerancës ushqimore janë pak më të reja, si trend ndoshta sepse nuk ka shumë kohë që është futur në memorien e njerëzve, por simptomat janë të vjetra sa njerëzimi. Shpesh herë ngatërrohen termat, alergji ushqimore me intolerancë ushqimore. Kur kemi një alergji ushqimore është shumë e dukshme dhe shumë e thjeshtë. Për shembull, ti sapo konsumon një kikirik mbushet fytyra me njolla të kuqe ose kur konsumon një gotë qumësht buzët e tua enjten, brenda mund të kesh fryrje të zorrëve, stomakut, pra ke diçka të dukshme. Fryrja e stomakut dhe zorrëve ka të bëjë me intolerancën, ndërsa alergjia me një shenjë të dukshme, si skuqje, që janë shenja të sipërfaqëshme. Kjo ndodh sepse sistemi imumitar reagon menjëherë, imunoglobulinat Ige aktivizohen menjëherë dhe japin një shenjë të dukshme. Ndryshe nga intoleranca ushqimore, alergjitë ushqimore janë reagim i sistemit imunitar, ndërsa intoleranca ushimore është reagim i sistemit tretës. Ky është ndryshim shumë i madh, pasi të dyja kanë një të përbashkët, reagim ndaj ushqimit, që sapo e konsumojmë kemi një shenjë. Nëse reagimi është i menjëhershëm kemi të bëjmë me alergji ushqimore. Shenjat e menjëhershme janë skuqje kruatje ndërsa shenjat e intolerancës ushqimore që janë reagime te sistemit tretës janë të mëvonshme pra nuk ndodhin kur sapo e konsumon ushqimin, por mund të ndodhi pas 2 orësh, 6 orësh 10 apo 48 orësh si reagim i sistemit tretës. Zorrët tona apo muret rrethuese ndoshta janë të dëmtuara dhe krijohet një mostretje dhe kjo që quhet intoleranca ushqimore.
CMG: Janë të shumtë personat që thonë se duan të bëjnë testin e intolerancës ushqimore, por nuk kanë shumë informacion për këtë. A janë informuar personat që kërkojnë të kryejnë këtë test?
Prof.dr Anila Kalleshi: Në fakt është diskutuar shumë lidhur me vlefshmërinë apo jo. Personat e interesuar mund të kenë dëshmi të një personi që është afër tyre, i cili e ka bërë testin e intolerancës ushqimore dhe ka pasur ndryshime të jashtëzakonëshme. Përpara disa ditëve më vjen një zonjë në zyrën time dhe kërkonte të bënte testin e intolerancës ushqimore për të birin. Më tha se përveç humbjes peshë, që nuk e kuptonte nga vinte, kishte përmirësive të të një sërë patologjish që kishte”. Ajo kishte probleme me ulcerën, gastrit, sindromën e zorrës së irrituar, kishte patur helicobacter dhe të gjitha këto kishte arritur t’i sistemonte nëpërmjet ushqyerjes korrekte. Shumë shpesh po të hulumtosh në internet do të shohësh që ka studime të cilat e mbrojnë idenë e intolerancës ushqimore, ka dhe nga ata që e kundërshtojnë. Dy -tre kolege të miat e kanë kundërshtuar me forcë prezencën e intolerancës ushqimore në organizëm, gjë që nuk është e vërtetë.
Secili nga ne e ka provuar një shenjë të tillë në jetë dhe këtu përpara ti ke një manual të Harvard Medical School, ku flitet për alergjitë ushqimore, intolerancat dhe ndjeshmëritë ushqimore. Gjithashtu unë kam mbrojtur në Master në Universitetin Niccolo Cusano temën për Intolerancën ushqimore, rastet dhe parandalimi i tyre në Shqipëri, ku jam vlerësuar me notën maksimale. Personat që paraqiten herë pas here për të bërë testin e intolerancës ushqimore kanë patur një histori familjare me një rezultat të kënaqshëm, sepse intoleranca ushqimore ndikon në patologji. Ndër patologjitë, më të zakonshmet janë të aparatit tretës, ulcer duodenale, kolit ulceroz, diarre, sëmundje crohn, gastrit, ekzemë, psoriasis, akne të ndryshme, dermatitë, çrregullime metabolike si diabeti, kolesterol i lartë, sëmundje alergjike si rinite alergjike, astma bronkiale, dhimbje të kokës, migrenë, neuroalgjia, forma te ndryshme të skizofrenisë, probleme kardiake si takikardi, urinim i pavullnetshem, infeksionet vaginale. hipo dhe hipertiroidizmi, lodhjet kronike, luhatje të humorit, krizat e panikut dhe stresi i vazhueshëm të gjitha këto kanë lidhje të pashmangshme me intolerancën ushqimore.
CMG: Na tregoni ndonjë rast konkret të pacientëve tuaj
Prof.dr. Anila Kalleshi: Gjëja që unë adhuroj në këtë punë në intolerancën ushqimore janë persona që vuajnë nga patologji kronike. Kam pasur rastin e një zonje nga Greqia, e cila kishte 25 vite që vuante nga probleme të insufiçiencës renale dhe më shkruan një mesazh të rendësishëm. Kjo zonjë kur bëri për 3 muaj testin e intolerancës ushqimore të cilën e ndoqa si rast, kur përsëriti analizat, doktori i thotë që me të kishte ndodhur një mrekulli e Zotit. Pas 25 vitesh ju rregulluan të gjitha parametrat e problemeve që ajo kishte me veshkat. E njëjta gjë ndodhi pas disa kohësh me një djalë nga Korça, i cili vuante nga insufiçienca renale. Ai ishte me kura të jashtëzakonëshme, kryente dializën në një spital të Tiranës dhe çdo muaj më dërgonte të dhënat laboratorike të tij dhe ndryshimet ishin interesante dhe shumë të mira. Jam shumë e lumtur për atë që pas shumë kohësh ai djalë ka një përmirësim të problemit të veshkave. Kur shoh përmirësimin e njerëzve, lumturohem me rezultatet pozitive, sepse ata persona kanë qenë të pa shpresë, vuanin nga sëmundje shumë të fuqishme, kuroheshin për vite të tëra dhe më në fund vetëm me të ushqyerin në mënyrë korrekte, jeta e tyre ndryshoi dhe nuk marrin më kura. Gjithashtu rasti i një shefeje policie në qytetin e Prishtinës, e cila bënte 5 insulina në ditë, ajo sot ka një përmirësim të jashtëzakonshëm të diabetit.
CMG: Në qendrën që ju drejtoni keni patur sukses, jo vetëm sepse shumë persona kanë kryer testin e intolerancës ushqimore, por dhe shumë individë, kryesisht të famshëm që kanë kryer testin e intolerancës ushqimore, kanë pasur sukses edhe me seancat e dobësimit.
Prof.dr Anila Kalleshi: Ju njihni pa fund personazhe të cilët kanë bërë bujë në historinë e tyre të dobësimit, madje edhe po të klikoni, edhe pse mund të jenë artistë shumë të mirë, janë botuar shumë për to, në lidhje me humbjen e peshës. Ndër to do përmendja Linda Halimin, këngetaren Valbona Mema, gjithashtu aktorja e Portokallisë Renata Caci e cila ka humbur 32 kg, Aurela Hoxha, Aurela Gaçe, Rosela Gjylbegu, Arjola Demiri, janë shumë personazhe me rezultate shumë të dukshme dhe që kanë bërë shumë bujë në kohën kur kanë humbur peshën.
CMG: A duhet ta bëjmë të gjithë testin e intolerancës ushqimore?
Prof.dr Anila Kalleshi: Çdo individ do të ishte mirë që të njihte veten, ashtu si çdo person duhet që herë pas here të bëj Check- Up të trupit për të njohur vlerat dhe parametrat e gjakut, do të ishte shumë mirë për të njohur dhe parametrat e sistemit tonë të tretjes. Le të bëjmë një detox të organizmit, duke i shmangur disa ushqime për një periudhë të caktuar kohe dhe duke iu kthyer një normaliteti, një gjendje të mirë të shëndetit, sepse ne e dimë tashmë që sistemi ynë tretës ka lidhje shumë me një sërë patologjish dhe sëmundjesh. Nëse kemi një sistem tretës të shëndetshëm, patjetër që dhe parandalimi për një sërë semundjesh të ndryshme është i pa diskutueshëm.
CMG: Mjafton që testi të bëhet vetëm një herë ?
Prof.dr Anila Kalleshi: Faktikisht ne nuk mund të themi që analizat e gjakut bëhen vetëm një herë, por nëse atëherë që e bëjmë, e bëjmë saktë dhe arrijmë një rezultat shumë të mirë, kuptohet që mbajtja e një sistemi tretës shumë të mirë të shendetshëm bëhet rutinë dhe ti je i kujdesshëm për të shmangur ushqimet që do ta dëmtonin sistemin tënd tretës.
Intervistoi: Sava Lena