Presidenti palestinez mbërrin në Kinë për një vizitë shtetërore
2023-06-13 14:17:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas arriti në Pekin të martën, duke filluar një vizitë shtetërore katërditore në Kinë.

Duke e quajtur Abbas-in një "mik të vjetër dhe të mirë" të popullit kinez, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin vuri në dukje se presidenti palestinez do të jetë i pari kryetar shteti arab që do të presë Kina këtë vit.

Marrëdhëniet Kinë-Palestinë kanë ruajtur një impuls të mirë të rritjes, me besim të ndërsjellë politik më të fortë dhe miqësi më të thellë ndërmjet të dy popujve, shtoi Wang në një konferencë të rregullt shtypi të premten.

Në prill, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang i thanë homologut të tij palestinez se Kina është e gatshme të ndihmojë në negociatat e paqes.

Qin vuri në dukje se Kina mbështet rinisjen e bisedimeve të paqes ndërmjet Palestinës e Izraelit sa më shpejt të jetë e mundur mbi bazën e "zgjidhjes së dy shteteve" dhe është e gatshme të luajë një rol aktiv në këtë drejtim.