Anija më e madhe e gazit natyror të lëngëzuar në botë përfundon ngarkimin në Kinë
2023-06-13 17:05:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anija më e madhe në botë e gazit natyror të lëngëzuar (LNG) dhe e furnizimit me të përfundoi të hënën ngarkimin në portin Ningbo-Zhoushan në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.

Anija kineze, e quajtur "Nafta detare 301", u fut në dok në terminalin Porti i Energjisë së Gjelbër të dielën për operacionin e ngarkimit prej 14 orësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ajo u ngarkua me 11 000 metra kub LNG në portin Ningbo-Zhoushan të hënën dhe do të kryejë operacionin e parë të furnizimit me LNG për anijet në udhëtime ndërkombëtare në dy ditët e ardhshme.

Ngarkimi i suksesshëm do të thotë se Porti i Energjisë së Gjelbër është bërë terminali i parë në rajonin e Deltës së Lumit Jance të Kinës që furnizon me LNG anijet transportuese dhe furnizuese të LNG-së, gjë të pritet të mbështesë zhvillimin e industrisë së naftës dhe gazit në zonën pilot të tregtisë së lirë të Zhejiang-ut.

"Nafta detare 301", e ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina, është 184.7 metra e gjatë e 28.1 metra e gjerë dhe ka një kapacitet maksimal prej 30 000 metrash kubë LNG.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo është anija më e madhe transportuese dhe furnizuese e LNG-së në botë dhe mund të furnizojë anije të mëdha në det, duke pompuar 1 650 metra kubë LNG në orë.

Ajo është vënë në funksionim nga Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës (CNOOC) në nëntor 2022 për të ofruar shërbime të qëndrueshme furnizimi  për flotën detare tregtare të vendit.