Trashëgimia kulturore shqiptare tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
2023-06-13 11:36:40
Çdo ditë e më shumë trashëgimia kulturore shqiptare po tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.
Nga analiza statistikore e muajve janar-maj, rezulton se vizitueshmëria në muzetë e Shqipërisë është rritur ndjeshëm nga viti në vit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, shkruan se nga viti 2020 deri më 2023-shin shifrat kanë ardhur në rritje.
Në vitin 2020 muzetë janë vizituar nga 9553 vizitorë vendas e të huaj, ndërsa në muajt janar-maj të vitit 2023 u regjistruan 86002 vizitorë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore