Botimi në gjuhë të huaj është ëndrra e çdo botuesi, pasi rriten mundësitë për të gjetur lexues të rinj, pa pengesën e gjuhës në mes. Jo rrallë autorët bëjnë përpjekje për të shkuar privatisht tek lexuesi i huaj. Ndërsa tani është vetë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit që ka menduar për këtë hallkë ndaj edhe ka dalë me një listë titujsh e cila është përpiluar nga specialitë të fushës, duke pasur parasysh disa kritere shumë të rëndësishëm.
Përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet për Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Nga 24 aplikime, juria e kryesuar nga Ben Andoni dhe anëtarë Irena Prici dhe Esmeralda Kromidha, vlerësoi për t’u mbështetur finaniciarisht nga QKLL, 6 autorë me 6 vepra. Veprat dhe autorët përkatës janë:
“Vrasje në kryeministri” nga Diana Çuli“Fëmijët” nga Luljeta Lleshanaku“Ridënimi” nga Fatos Lubonja“Në kërkim të këmishës së humbur” nga Arian Leka“Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj“Në besë të tatuazhit tënd” nga Andreas Dushi
Disa detaje për veprat tregojnë qartë se çfarë e ka favorizuar përzgjedhjen e tyre.
“Vrasje në kryeministri” nga Diana Çuli, roman i publikuar nga Dudaj në vitin 2018. Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime. Një udhëtim marramendës nëpër Ballkan ku kufijtë e padukshëm të të fshehtave zgjerohen drejt një misteri edhe më të madh e të ndërlikuar. Personazhet, veçanërisht Beti Duka, heroina kryesore, ndeshen me shumë rreziqe, të panjohura, që zgjerohen gjithnjë e më shumë. Fundi është tejet i papritur dhe i pazbuluar, gjë që e bën romanin një thriller vërtet interesant. Aq më tepër që këto ngjarje ndodhin në disa shtete rreth nesh. Duket se autorja i njeh mirë vendet ku i çon personazhet.“Fëmijët” nga Luljeta Lleshanaku. Luljeta Lleshanaku është autore e shtatë përmbledhjeve me poezi në gjuhën shqipe dhe e shtatë përmbledhjeve të botuara në gjuhë të tjera. Disa nga poezitë dhe vëllimet e saj në gjuhë të huaj janë vlerësuar edhe me çmime. Vëllimi me poezi i cili do të përkthehet nga Qenrda Kombëtare e Librit, është botuar në vitin 2010 me titullin “Fëmija i natyrës”. “Ridënimi” nga Fatos Lubonja. Libri është botuar në vitin 2018 nga Shtëpia Botuese Koha. Ridënimi i Lubonjës është ndoshta libri më i rëndësishëm për kujtesën kolektive të shqiptarëve mbi kohën e para viteve ’90. Autori, Fatos Lubonja, u lirua nga burgu në vitin 1991 pasi kishte kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në burgje dhe kampe pune. Që nga ajo kohë deri më sot, Lubonja është bërë mishërim i ndërgjegjes kombëtare dhe kompas moral për shoqërinë përmes aktivizmit të tij të pakompromis. Vepra përfshin kujtimet e tij gjatë kësaj periudhe.“Në kërkim të këmishës së humbur” nga Arian Leka. Edhe ky libër është një botim I vitit 2018 dhe është nxjerrë në treg nga Botimet Poeteka. Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm”. “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj, një roman triller jashtëzakonisht tronditës. i cili na rrëfen një histori ngjethëse, plot terror mizor e tension të lartë, që është sa e pabesueshme, aq edhe e errët dhe e zymtë. Romani vjen nga Shtëpia Botuese Dudaj dhe është publikuar në vitin 2018. Enkelejd Lamaj njihet nga të gjithë si shkrimtari i parë dhe i vetëm që sfidon lexuesin me tregimet dhe romanet e tij të frikshëm. Pas tre përmbledhjeve me tregime horror dhe dy romaneve, më i fundit “Ajo e errëta”, që tashmë është duke u kthyer edhe në filmin e parë horror shqiptar, do të përkthehet edhe në gjuhë të huaj. “Në besë të tatuazhit tënd” nga Andreas Dushi, është romani i një autori me moshë të re. Ky roman legjendën, kapërcen kohën dhe vjen në rininë e ditëve tona. Në roman takojmë institucionin e besës si pjesë e traditës, po dhe tatuazhin, si pjesë e post modernes. Të dyja i gjeninë këtë vepër ndërlidhur njëlloj si gjarpri dhe një legjendë e vjetër shqiptare që Andreas Dushi e kujton që prej rrëfimeve të gjyshes së tij, rrëfimeve që i thërrasin nga fëmijëria. Nuk ndodh shpesh në letërsinë shqipe të përballesh me vetëvrasjen si koncept, por letërsia që vjen nga një shkrimtar i ri në moshë si Andreas guxon edhe në këtë pikë, duke e trajtuar vetëvrasjen si një mendim që prek jo pak adoleshentët e për të cilën është më mirë të flasim, të lexojmë e të shkruajmë.
Ndarja e cmimeve u bë në prani të ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Neritana Kraja