CPI kineze rritet 0.2 % në maj
2023-06-09 16:01:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës njoftoi të premten se, në maj, treguesi i çmimeve të konsumit (CPI), një matës kryesor i inflacionit, u rrit pak, me 0.2 %, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në maj, çmimi i ushqimeve u rrit me 1 %, çmimi i produkteve të konsumit u ul 0.3 % dhe çmimi i shërbimeve u shtua 0.9%. 

Nga janari deri në maj, çmimet e konsumit u ngritën mesatarisht 0.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Fani)