Armelida Shtiza dhe Eliona Zhonga eksperienca me pasuritë e palujashtshme
2023-06-09 16:35:03

Blerja e pasurive të paluajtëshme (Foto Monitor)

Blerja e pasurive të paluajtëshme (Foto Monitor)

Historia botërore ka treguar lidhjen e rëndësishme që ekziston midis ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme dhe gjendjes së ekonomisë e të sistemit financiar. Analizimi i kësaj lidhjeje, në mjaft raste hedh dritë mbi ecurinë e cikleve financiare dhe ekonomike, qëndrueshmërinë e treguesve përkatës dhe mundësinë e korrektimit të tyre. Më tej, kjo mundëson analizën e pasojave që ecuria e këtyre tregjeve sjell mbi operatorët ekonomikë dhe financiarë. Për këtë arsye, monitorimi i zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, zë një pjesë të rëndësishme të analizave të bankave qendrore mbi stabilitetin financiar.

Ekspertet e pasurive të paluajtëshme Armelida Shtiza dhe Eliona Zhonga flasin për përvojën e tyre në Radio Ejani


CMG: Eliona sa e rëndësishme është të flasim për këtë temë?

Eliona Zhonga: Është tepër e rëndësishme pasi blerësit kanë interesat e tyre për t'i ndjekur po ashtu edhe biznesi ka interesat të tjera dhe ajo që e rregullon tërësisht këtë gjë është tregu. Interesi sa vjen edhe rritet në fakt nga të dyja palët qoftë për nga ana e klientit që kërkojnë prona, por edhe nga ana e biznesit që vijon të ofrojë.

Armelida Shtiza dhe Eriola Zhoga

Armelida Shtiza dhe Eriola Zhoga

CMG: Ndërmjetësimi për të blerë një pronë nga një palë e tretë është një praktikë

e kohëve të fundit. Sa e njohim ne këtë ndërlidhës?


Eliona Zhonga: Sot që flasim njohja e një ndërmjetësuesi për të blerë një pronë absolutisht që është në hapa shumë të mëdha.Përpara dhjetë vitesh mund të themi që ka qenë embrionale dhe askush nuk besonte tek një palë e cila ndërmjetëson për të blerë një pronë. Njerëzit e kërkojnë pronën dhe duan që ajo të jetë sa më cilësore dhe në një ambient apo vend tepër strategjik ndaj edhe mendimi tek një palë e tretë e cila padiskutim e ka me te thjeshtë për të zbuluar ua lehtëson edhe klientëve atë dilemë.

CMG: Armelida Shtiza, ju keni vite qe punoni në këtë treg, si e shihni tregun e pasurive të paluajtshme?


Armelida Shtiza:
Po është e vërtetë që unë kam vite që punoj në këtë treg. Nëse do të duhet t’i referohemi këtij viti, zhvillimi i investimeve është i konsiderueshëm në aspektin që edhe individi por edhe investitori punon për të fituar më tepër para.
Në këtë kuptim, në këtë 10 vjeçar përparësi ka marrë zhvillimi në të gjithë Shqipërinë, por si asnjëherë tjetër është fuqizuar bregdeti shqiptar.


CMG: Eliona cilat janë llojet e pasurive të paluajtshme në treg për momentin ?

Eliona Zhonga: Llojet janë miks, por absolutisht që rëndësinë më të madhe e ze apartmenti, ka vila, investime në hoteleri dhe resorte.


Pasuritë e paluajtëshme (Foto Monitor)

Pasuritë e paluajtëshme (Foto Monitor)

CMG: Armelida, po në gjykimin tuaj cilat janë llojet e pasurive të paluajtshme?


Armelida Shtiza: Në gjykimin tim gjithashtu janë ato që përmend Eliona.85% e tregut imobiliar ka dalë në konstatim se shqiptarët kërkojnë një mundësi për të gjetur një shtëpi për të jetuar. Por, unë vetë personalisht në agjecine time merrem me pasuri më të mëdha aty ku i ftoj investitorët që të jenë pjesë e tregut.
Merrem me prona me të mëdha për të cilat duhet kohë dhe sakrificë për të bashkëpunuar.
Ajo që unë kam parë dhe që vihet re në formë të pashmangshme është fakti që të gjitha investimet sytë i kanë nga bregdeti shqiptar. Ndërsa sa i përket zonës urbane që është qendra e Tiranës aty nuk do të ketë më rritje sa i përket zonave të banimit. Në disa zona do të vijojnë të rriten çmimet. Në periferi ka arritur maksimumi i çmimit, ndërsa pjesa elitare vijon të jetë në konkurencë të lartë. Bregdeti vijon të jetë i paprekur dhe do i sugjeroja çdo investitori të zhvillohet në bregdetin shqiptar

CMG: Eliona, sipas jush kush ja rrit vlerën pasurive?


Eliona Zhonga:
Së pari janë trendet në nivelin global. Më pas janë rritja e kostove të materialeve të ndërtimit, që absolutisht ka një impakt në rezultatin final.
Nëse i referohemi edhe një faktori tjetër ai absolutisht është rritja e kërkesës.
Sa më e lartë të jetë kërkesa aq më tepër mundësi kemi për të shtruar vlerën e pronës.

CMG: Armelida, cilat do jenë sipas jush tendencat e fundit ?


Armelida Shtiza:
Tregu do vijojë të ketë rritje çmimesh, por jo në të gjithë territorin. Ndërsa çmimet do vijojnë të rriten në bregdet më tepër, kjo është një e vërtetë por mund të jetë një thirrje për bizneset të cilat duan të investojnë.

Armelida Shtiza ( foto personale)

Armelida Shtiza ( foto personale)

CMG: Ju keni vite që merreni në këtë fushë, si ndiheni që merreni me pronën dhe biznesin?
Armelida Shtiza:
Jam e lumtur sepse investoj tek vendi im, duke qenë e përqasur ndaj investitorëve të huaj, të cilet zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të operuar dhe unë jam rritur gradualisht në treg bashkë me ta.


Eliona Zhonga: Si specialiste ndihem mirë të ofroj dijet e mia për të përmirësuar qytetarët apo investitorët, të cilët në një formë apo një tjetër zgjedhin të vijnë në Shqipëri pasi tregu është tashmë më fleksibël.


Intervstoi: Megi Latifi