Do të zhvillohet Panairi i 29-të Ndërkombëtar i Librit i Pekinit
2023-06-09 16:24:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga 15 deri më 18 qershor, do të zhvillohet Panairi i 29-të Ndërkombëtar i Librit i Pekinit.

Panairi i Librit i Pekinit filloi të organizohet në vitin 1986 dhe është një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për tregtinë e librave e të të drejtave të autorit, si edhe ekspozita e dytë më e madhe e librave në botë. Siç u bë e ditur në konferencën për shtypin të organizuar të enjten, në këtë panair do të ketë mbi 200 mijë tituj librash kinezë e të huaj. Deri tani, rreth 1500 shtëpi botuese nga 56 vende e rajone kanë konfirmuar pjesëmarrjen në panair.

"Në këtë panair do të marrin pjesë shtëpi botuese nga ShBA-ja, Rusia, Britania, Italia, Polonia, Greqia, Rumania, Serbia, Japonia, Koreja e Jugut, Malajzia, Arabia Saudite, Irani etj., duke përfshirë shumicën e 50 shtëpive botuese më të fuqishme globale," tha menaxheri i përgjithshëm për çështjet ndërkombëtare i Kompanisë së Importit të Librave të Kinës Lei Jianhua.

Me rastin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e Algjerisë, Algjeria do të jetë vendi i ftuar i nderit i Panairit të Librit të Pekinit të sivjetshëm.

Në panair do të ngrihet për herë të parë pavijoni i botimeve në internet, ku do të ekspozohen vepra letrare në internet, lojëra në internet etj. (Fani)