Kina, e gatshme të nxitë kontaktet në të gjitha nivelet me Evropën
2023-06-08 18:59:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke folur të enjten në një konferencë shtypi për marrëdhëniet kino-evropiane, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh se pala kineze është e gatshme të punojë së bashku me palën evropiane për të rifilluar kontaktet në të gjitha nivelet, duke gjallëruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat.

Sipas një sondazhi të fundit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, shumica e të pyeturve janë të mendimit se Kina është, pikësëpari, një "partnere e nevojshme bashkëpunimi". Kohët e fundit, kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz etj. janë  shprehur se "shkëputja" nga Kina nuk është as realiste dhe as e dëshiruar, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së kontakteve e të bashkëpunimit me Kinën.

Wang Wenbin u shpreh:

"Kina dhe Evropa janë dy forca, dy tregje dhe dy qytetërime kryesore në botën shumëpolare. Marrëdhëniet kino-evropiane bazohen në vullnetin e fortë popullor, interesat e gjerë të përbashkët dhe kërkesat e përafërta strategjike, duke kaluar sprovat dhe duke treguar qëndrueshmëri e potencial të madh. Këtë vit, të dy palët kanë ruajtur kontaktet e nivelit të lartë. Udhëheqësit e të dy palëve kanë zhvilluar shkëmbime të thella mendimesh, duke arritur konsensus të rëndësishëm për shtimin e besimit të ndërsjellë strategjik, thellimin e bashkëpunimit, forcimin e bashkërendimit për çështjet ndërkombëtare dhe kontrollin siç duhet të mosmarrëveshjeve. Siç del nga sondazhi, Kina dhe Evropa janë partnere bashkëpunimi, e jo kundërshtare," tha Wang Wenbin. (Fani)