Xi Jinping-u inspekton punën në parkun industrial "Zhonghuan"
2023-06-08 21:12:40

Të mërkurën e të enjten, presidenti kinez Xi Jinping inspektoi punën në qytetin Hohhot të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore.

Të mërkurën pasdite, Xi Jinping-u vizitoi parkun industrial "Zhonghuan", ku u njoh me gjendjen e zhvillimit të sektorit të energjisë e materialeve të reja, të përmirësimit të strukturës industriale, të zhvillimit të gjelbër e me karbon të ulët etj. Pastaj presidenti Xi vizitoi fabrika në park, për të njohur gjendjen e kërkim-prodhimit të gjysmëpërcjellësve, të materialeve fotovoltaike etj.

Parku industrial "Zhonghuan" filloi ndërtimin në vitin 2009, me investime të përgjithshme që arritën në 46 miliardë juanë. Në park janë vendosur 16 kompani të gjysmëpërcjellësve e pajisjeve fotovoltaike, 10 sipërmarrje të teknologjisë së lartë, një ndërmarrje shtetërore e demonstrimit të risive teknologjike dhe një firmë e listuar në bursë.

Në vitin 2022, vlera e përgjithshme e prodhimit industrial në këtë park i kaloi 50 miliardë juanët, kurse numri i punonjësve arriti mbi 12 mijë. (Fani)