Mësuesi Alfons Gjana me nxënëset e tij (Foto personale)
Alfons Gjana, është mësues muzike në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Tiranë. Prej disa vitesh ai mëson fëmijët jo vetëm të këndojnë, por të krijojnë së bashku me ta këngë të mirëfillta, të cilat fëmijët i kanë trashëgimi të talentit të tyre.Të punosh me fëmijët është kënaqësi unike thotë ai dhe na tregon se sa talente ka në këtë qendër, të cilat në të ardhmen e afërt do të jenë këngëtarë të mirëfilltë.
Mësuesi A. Gjana (Foto perssonale)
Në Radio Ejani mësuesi Alfons bashkë me katër vajza, të cilat kanë publikuar këngën " Katër stinët" flasin për festën e 1 Qershorit, përditshmërinë dhe gëzimet fëminore
CMG:Si ka qenë 1 qershori për ju në vitet e kaluara ?
Alfons Gjana:Në vitet e kaluara ka qënë vërtëtë shumë ndryshe. Sot duket vite larg dhe patjetër që edhe ndjesia është shumë herë më ndryshe. Unë kujtoj që mezi e prisnim si festë ndoshta për shkak se edhe festat asokohe kane qenë më pak ndërsa fëmijët sot kanë qindra forma argëtimi, të cilat i mbajnë ata të angazhuar.
Për çudi, ajo që është tepër e bukur është fakti se unë kujtoj çdo gjë dhe të gjithë miqtë me të cilët vijoj edhe sot të ruaj kontaktet. Ndërsa me kalimin e viteve çdo gjë zbehet qoftë edhe dashuria apo vëmendja ndaj shoqërisë në tërësi. Është muaji i fëmijëve dhe duhet t’i nxisim ata të bëhen fëmijë më të angazhuar dhe më të mirë në shoqëri.
CMG: Çfarë ka ndryshuar?
Alfons Gjana: Sot kemi teknologjinë e përhapur, kanë akses më tepër. Po zë një pjesë të rëndësishme të jetës së gjithsecilit si edhe po ju ndikon atyre në forma të ndryshme. Reflektimet e zhvillimit të teknologjisë ne i gjejmë kudo, në mënyrën se si zgjedhin të jetojnë apo t’i përqasen mësimit të muzikës.
Absolutisht që teknologjia na afron te gjithve në një pikë që është hap i rëndësishëm drejt zhvillimit, por është gjithashtu kjo pikë që na largon.Sidomos tek muzika pasi edhe aty duhet të ketë origjinalitet. Si festë është e larmishme dhe fëmijët sot janë inteligjente. Për ne ishin kohë të vështira.Nuk kishim akses mbi të gjitha për të depërtuar tek informacioni. Ndërsa sot fëmijët të orientojnë madje në shumë gjëra ata janë shumë hapa para.
Pjese nga video e kenges Kater Stinet ( video kater stinet)
CMG: Ju keni vite që jeni mësues muzike, cilët elemente i shquani si vlera tek të vegjëlit që këndojnë?
Alfons Gjana: Më lejoni ta filloj së pari nga elementi kryesor që është sinqeriteti. Fëmijët e kane atë me tepricë dhe kjo i bën ata edhe më të bukur edhe më të denjë për t’u futur në tregun e muzikës .
Sot është e vështirë të shquash të rinj të cilët i janë futur një rrugëtimi duke ndjekur zemrën dhe kënaqësinë, pasi shumica veprojnë drejt ëndrrave që prindërit kanë për profesione me pagesa të larta. Kur shoh fëmijë që ndjekin ëndrrat dhe talentin patjetër unë gëzohem dhe ndihem mirë që ka ende të rinj të tillë.
Ajo që shquaj tjetër është vullneti për të bërë gjëra të bukura dhe vullneti për të mos u lodhur në asnjë moment.Është e vështirë të merresh me muzikë, pavarësisht se duket një profesion që të kënaq dhe argëton mbi të gjitha të lodh...
Të merr kohën, sakrificën për të qëndruar orë të tëra në prova dhe shumë gjëra të tjera dhe kur fëmijët i kanë këto elementë që të vegjëli absolutisht që kur të rriten do jenë profesionistë të mirë.
CMG: Çfarë e dallon një fëmijë të talentuar në muzikë?
Alfons Gjana: Së pari e dallon zëri. Nëse një fëmijë ka talent të lindur në muzikë nuk është e nevojshme të bëjë shumë prova pasi mjafton të këndojë diçka të vogël për të treguar se kush është dhe sa vlen. Por ka nga ata fëmijë të ndrojtur, të cilët duan pak më tepër kohë për të nxjerrë më të mirën e tyre dhe me këta fëmijë unë kam durim për t'ia dalë në fund.
Nxënëset e Qendrës (Foto personale)
Çfarë mendojnë vetë fëmijët për 1 qershorin, muajin e tyre ?
Alisa Rada 9-vjeç: Dita e 1 qershorit është shumë e këndshme për mua. Kam shumë emocione për këtë ditë, se të gjithë të afërmit bëjnë dhurata.
Jora Rada, 6 vjeçe: 1 qershori është shumë i rëndësishëm për mua sepse jepet dashuri dhe festohet. Në 1 qershor nuk ka asnjë njeri që s’të do.
Adela Elezi, 9 vjeçe: 1 qershorin e kaloj duke marrë dhurata dhe duke uruar të gjithë shokët e klasës. Është një ditë emocionuese për mua.
Erbrora Elezi, 12 vjeçe: Për mua kjo festë është e rëndësishme sepse argëtohemi, gëzojmë, kalojmë më shumë kohë me prindërit.
CMG: Erbrora, ti je me e madhe. Ta thonë prindërit me shaka “Lere 1 qershorin, se je më e rritur, ta festojë Adela”?
Erbrora Elezi, 12 vjeçe: Po më thonë, por me japin edhe dashuri dhe vëmëndje atë ditë.
CMG:Kanë nisur prindërit të të flasin për të drejtë dhe detyrimet e tua, Erbrora?
Erbrora Elezi, 12 vjeçe: Po më flasin shpesh. Duhet të jesh më e përgjegjëshme, të kujdesesh për motrën…
Dy nxënëse të qendrës (Foto Personale)
CMG: Po ju të tjerëve çfarë këshillash ju japin?
Jora, 6 vjeçe: Duhet të sillesh mirë, mos bëj zhurmë, sillu mirë me shokët e klasës, rri më larg televizorit…
Alisa: Mami më thotë mua të kujdesem për motrën, të mos zihem me të…
CMG: Si e festuat 1 qershorin? Kanë kaluar disa ditë, cilat janë kujtimet që ju mbeten nga ky vit?
Vajzat: E festuam me kënge dhe me valle, bëmë edhe mësim…
Adela: 1 qershorin e festoj duke kënduar, duke u gëzuar…
CMG: Profesor si është të merresh me fëmijët?
Alfons Gjana: Është një kënaqësi e madhe. Unë e kam trashëguar edhe nga babai im, sepse edhe ai ka qenë mësues. Duke u marrë me talentet të ofrojnë shumë kënaqësi. Të fusin në botën e tyre të pafajshme nga e cila askush nuk del dot pa marrë kënaqësinë më të madhe.
Intervistoi: Megi Latifi