Ambasadori: Kina e ShBA-ja duhet të gjejnë mënyrën e duhur për të shkuar mirë me njëra-tjetrën
2023-06-08 16:20:36

Të mërkurën, ambasadori i Kinës në ShBA Xie Feng u shpreh se të dy vendet duhet të gjejnë rrugën e duhur për të pasur marrëdhënie të mira në epokën e re.

Duke folur në një pritje mirëseardhjeje të organizuar nga Këshilli i Biznesit ShBA-Kinë, Xie tha gjithashtu:

"Që bota të jetë më e mirë, duhet të ndalojë përkeqësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve kino-amerikane".

Sipas tij, Kina u kushton gjithmonë rëndësi marrëdhënieve me ShBA-në dhe është e gatshme të forcojë dialogun e bashkëpunimin dhe të ecë në drejtimin e duhur me palën amerikane, duke zbatuar bashkërisht konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve, për t'i kthyer sa më parë lidhjet dypalëshe në rrugën e duhur.

Ambasadori Xie Feng i kërkoi palës amerikane të respektojë rrugën e zhvillimit dhe sistemin shoqëror të Kinës, si edhe interesat themelore dhe shqetësimet kryesore të palës kineze. Ai vuri në dukje se detyra më e ngutshme është të kontrollohet problemi i Tajvanit që mbart rrezikun më të madh.

"Tani gjëja më thelbësore është që të zbatohet parimi i 'Një Kine', çështja më e rëndësishme është që të respektohen tre komunikatat e përbashkëta me veprime konkrete dhe detyra më urgjente është që të përputhen fjalët me veprimet e të kundërshtohen aventura e provokimi i forcave të 'pavarësisë së Tajvanit'," theksoi përfaqësuesi i diplomacisë kineze në ShBA. (Fani)