Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Shangait, në fokus kinematografia kineze e aziatike
2023-06-08 16:27:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga 9 deri më 18 qershor do të zhvillohet Festivali i 25-të Ndërkombëtar i Filmit i Shangait. Ky vit shënon edhe 30-vjetorin e fillimit të këtij festivali.

Si i vetmi festival ndërkombëtar filmi i kategorisë A në Kinë, gjatë këtyre 30 vjetëve, Festivali i Filmit i Shangait është fokusuar gjithmonë në "filmat dhe talentet e reja aziatike e kineze".

Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë 8 800 vepra nga mbi 128 vende e rajone. Në festival do të shfaqen një numër filmash të shquar botërorë, si edhe një sërë programesh filmike për provomimin e bashkëpunimit, shkëmbimeve e zhvillimit në sektorin kinematografik.

Seksionet e konkurrimit për çmimin kryesor të festivalit - "Kupa e Artë" - ndahen në pesë kategori: filmat me metrazh të gjatë, si edhe talentet e reja aziatike, animacioni, dokumentari dhe filmat me metrazh të shkurtër. Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më 17 qershor në mbrëmje. (Fani)