Historia e varkës së dragoit Zhongtang, trashëgimisë kulturore jomateriale të Kinës
2023-06-08 10:16:46

foto nga "Zhongtang Kulturë"

Muaji i varkës së dragoit, si zakon folklorik tradicional në provincën Guangdong të Kinës Jugore, zgjat që nga dita e tetë e muajit të katërt, sipas kalentarit bujqësor kinez, deri te dita e pestë e muajit të pestë (Festa e Varkës së Dragoit). Sivjet, dita e fillimit të këtij muaji ra më 26 maj dhe do të zgjasë deri më 22 qershor. Gjatë kësaj periudhe, aktivitetet kryesore janë garat e varkës së dragoit.

Duke folur për varkën e dragoit, nuk mund të shmangesh nga artizanët e prodhimit të saj. Në provincën Guangdong, varka e dragoit e prodhuar në qytezën Zhongtang është më njohura dhe mjeshtria e saj përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale në rang kombëtar.

foto nga

foto nga

Artizani i prodhimit të varkës së dragoit, Huo Uobiao (me syze)/ foto nga "Zhongtang Kulturë"

Çdo vit, gjatë periudhës fill pas Festës së Pranverës (Vitit të Ri Kinez) deri te Festa e Varkës së Dragoit, është koha kur artizanët e fabrikave të varkës së dragoit në qytezën Zhongtang janë tepër të zënë. Huo Uobiao është njëri prej tyre. Në fabrikën e tij, dëgjohet nga larg zhurma e makinerive.

Për prodhimin e një varke dragoi, duhen vegla të llojllojshme dhe shumë prej tyre nuk gjenden në treg. "Këto vegla projektohen dhe prodhohen nga vetë ne." - tregon Huo Uobiao. Një pjesë janë trashëguar nga paraardhësit, ndërsa pjesa tjetër janë prodhuar dhe dizenjuar prej tyre. P.sh. "Modou", një vegël tradicionale e karpentierit kinez për realizimin e vijës së drejtë: ajo përbëhet nga dy pjesë, një kovë e vogël që mban bojën e zezë dhe një rrotëz peri. Kur peri kalon nga kova, ajo ngjyroset nga boja e zezë. Një anë e perit të ngjyrosur vendoset në një pikë fikse dhe shtrëngohet. Kur peri bie lehtë, boja e zezë shtrihet mbi dru, duke formuar një vijë të drejtë. Vegla të tilla përfshijnë mjetin e vrimimit, etj. "Kur ishim në fshat pa energji elektrike, ky mjet ishte shumë i përdorshëm." - thotë Huo Uobiao.

"Modou", një vegël tradicionale e karpentierit kinez për realizimin e vijës së drejtë

Vegla të llojshme radicionale të karpentierit kinez për prodhimin e varkës së dragoit

Para viteve '80 të shekullit të kaluar, nuk kishte akoma fabrika të posaçme për prodhimin e varkës së dragoit. Artizanët i morën me vete mjetet e prodhimit në fshat, prandaj asokohe, pjesa dërrmuese e tyre ishin të lehta dhe s'kishin nevojë për energji. Sot këto mjete të vjetra janë lënë në depo. "Pse të rinjtë nuk i përdorin këto të vjetrat!" - thotë Huo duke qeshur.

Me kalimin e kohës, tani në Zhongtang ka jo vetëm fabrika të posaçme për varkën e dragoit, por dhe mjetet janë përmirësuar shumë. Megjithatë, prodhimi i varkës së dragoit mbetet ende një punë e vështirë. Në fabrikën e Huo Uobiaos, pjesa dërrmuese e artizanëve janë të vjetër, përveç një të riu, që ka punuar me kokën e zhytur në mjete. Ai është djali i Huo Uobiaos, Huo Wenzhong. "Ai është marrë me prodhimin e varkës së dragoit për disa vjet dhe tani mund të kryejë procesin në mënyrë të pavarur". Huo Uobiao e thotë këtë me ton krenar, duke shikuar të birin e zënë me punë.

Artizani i prodhimit të varkës së dragoit, Huo Uopei dhe biri i tij/ foto nga "Zhongtang Kulturë"

Huo Uobiao dhe kushëriri i tij Huo Uopei janë dy artizanë të famshëm për prodhimin e varkës së dragoit në qytezën Zhongtang. Mjeshtria e tyre është trashëguar të paktën prej tre brezash dhe prej më shumë se një shekulli në familjen Huo të qytezës Zhongtang dhe vazhdon edhe sot.

Në të kaluarën, në Zhongtang ishin shpërndarë lumenj të shumtë dhe varkat e drurit ishin të domosdoshme për transportin, prandaj shumë vendës u morën me prodhimin dhe riparimin e varkave, ndërsa prodhimi i tyre ishte një punë stinore. Më vonë, me ndërtimin e rrugëve dhe urave, kërkesa për varkat e drurit u bënë gjithnjë e më e pakta dhe familja Huo nisi të merrej posaçërisht me varkat e dragoit. Në fillim të reformës dhe hapjes në vitet '80 të shekullit të kaluar, prodhimi i varkës së dragoit në fabrikë ishte një punë shumë e kërkuar.

Sot, aktivitetet e varkës së dragoit nuk kanë përmasat e së kaluarës dhe fabrikat e prodhimit të tyre po humbasin porositë. Prodhimi i varkës së dragoit si artinazat është prova e fundit e familjes Huo. Megjithëse është vetëm një miniaturë, pakujdesia nuk lejohet aspak. "Duhen druri i mirë dhe punimi serioz. Shpenzon shumë kohë." - thotë Huo Uopei. "Përveç bijve të familjes sonë, kush tjetër dëshiron ta mësojë?".


Miniaturat e varkës së dragoit/ foto nga "Zhongtang Kulturë"

Në Qendrën Kulturore të qytezës Zhongtang po zhvillohet një miniekspozitë, ku demonstrohen punimet e kreut të dragoit, të cilat janë veprat më të mira të nxënësve që morën pjesë në Konkursin e Vizatimit Krijues të Varkës së Dragoit.

Ngjyrat e varkës tradicionale të dragoit kanë të bëjnë me besimin e fshatit se kujt i përket kjo varkë. Ngjyrat janë kryesisht të zeza ose të kuqe. Por ky rregull i përcaktuar nga paraardhësit nuk përfillet nga fëmijët. Me furçat e tyre, krerët e dragoit lyhen me ngjyra të larmishme dhe shumë skica janë aq të rralla, sa që habisin artizanët veteranë.

foto nga

Punimet e kreut të dragoit, të cilat janë veprat më të mira të nxënësve që morën pjesë në Konkursin e Vizatimit Krijues të Varkës së Dragoit/ foto nga "Zhongtang Kulturë"

Këta krerë të larmishëm të dragoit kanë ardhur nga të njëjtat modele pa ngjyra dhe zbukurime, që janë një nga produktet e krijimtarisë kulturore mbi varkën e dragoit, të dizenjuara bashkërisht nga qyteza Zhongtang dhe Akademia e Arteve të Bukura të Guangzhout. Një model i thjeshtë i kreut të dragoit, një paletë ngjyrash dhe një furçë përbëjnë arenën e shfaqjes së talenteve të fëmijëve. Ndoshta, kjo është eksperienca fillestare për mjeshtrinë e prodhimit të varkës së dragoit, sepse edhe ngjyrosja e kreut të dragoit të drurit është një hallkë e rëndësishme e prodhimit të kësaj varke.

Për trashëgiminë dhe zhvillimin e degës së prodhimit të varkës së dragoit, qyteza Zhongtang ka marrë shumë nisma, si përmirësimi i mirëqenies së trashëgimtarëve, përsosja e mjedisit të punës, etj. Buzë lumit kryesor në qytezën Zhongtang do ndërtohet dhe sheshi i varkës së dragoit, që do të jetë simboli i qytezës dhe qendra e dëfrimit të vendësve.