Ekotoni në malin Hinggan, në qytetin Hulunbir të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, është tranzicioni më i shëndetshëm dhe më i plotë i ekosistemit të vendit mes pyllit dhe kullotë. Për shkak të kushteteve natyrore, është formuarnjë kufi vertikal i bimësisë nga pyjet deri në kullotën e madhe.
Pranë të tre krahinave verilindore dhe e kufizuar me Rusinë dhe Mongolinë në veri, pjesa lindore e Mongolisë së Brendshme, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 664 900 kilometrash katrore, është e vendosur në veri të Kinës.
Rrugët ujore kalojnë nëpër Parkun Kombëtar të Ligatinave Ergun në Mongolinë e Brendshme mes pyjeve të harlisur dhe gjetheve./CFP
Ligatina më e madhe e Kinës në Mongolinë e Brendshme
Ka shumë ligatina dhe pyje në qytetin e Mongolisë së Brendshme Ergun, por asnjë nuk e kalon Parkun Ligatinor Kombëtar të Ergun-it për sa i përket famës.
Ky park prej mbi 12 000 hektarësh renditet si ligatina më e madhe në Kinë. Ai përfshin lumin Genhe dhe ligatinat e afërta, kënetat, tokat e përmbytura, pyjet dhe disa liqene të shpërndara.
Parku Kombëtar i Ligatinave Ergun është një bar natyral i oksigjenit/CFP
Ky park është shtëpia e mbi 283 lloje bimësh, 252 lloje gjitarësh, zvarranikësh e vertebrorësh të tjerë dhe 230 lloje zogjsh, duke përfshirë një numër në listën e të rrezikuarve, si krilla me kurorë të kuqe. Nëse turistët janë me fat, ata mund të takohen edhe me derrat e egër në pyll.
Mongolia e Brendshme renditet e para në Kinë për pyllëzimin
Pamje verore e Parkut Kombëtar Ligatinor Ergun/CFP
Gjatë 10 vjetëve të fundit, Mongolia e Brendshme ka shtuar më shumë se 666 667 hektarë pyje dhe 2 milionë hektarë bar mesatarisht çdo vit, duke u renditur e para në Kinë, tha Ma Qiang, një zyrtar i punës së mbjelljes së pemëve.
Në 10 vjetët e kaluar, Mongolia e Brendshme ka zbatuar programet e kontrollit të rërës prej 800 000 hektarësh mesatarisht çdo vit, duke përbërë mbi 40 për qind të punës së kontrollit të shkretëtirëzimit gjatë kësaj periudhe në Kinë, bëri të ditur Ma. (Xu Guang)
Pamje vjeshtore e Parkut Kombëtar Ligatinor Ergun/CFP