Tregtia e jashtme e Kinës u rrit 4.7 % në pesë muajt e parë
2023-06-07 15:59:40

Foto nga VCG

Vëllimi i përgjithshëm i importeve dhe eksporteve të Kinës në pesë muajt e parë të vitit 2023 u rrit 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 16.77 trilionë juanë, treguan të mërkurën të dhënat zyrtare. Ndër to, eksportet u rritën 8.1 për qind, ndërsa importet 0.5 për qind.

Në dollarë amerikanë, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme ishte 2.44 trilionë dollarë në këtë periudhë, me një rënie 2.8 për qind, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Vetëm në maj, tregtia e jashtme u rrit 0.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Importet dhe eksportet e Kinës me vendet e ASEAN-it dhe BE-së u rritën. Në pesë muajt e parë të vitit 2023, ASEAN-i ishte partneri më i madh tregtar i Kinës, me një vlerë të përgjithshme tregtie 2.59 trilionë juanë, duke zënë 15.4 për qind të tregtisë së jashtme të Kinës.

Gjithashtu, në pesë muajt e parë, importi dhe eksporti i ndërmarrjeve private arriti 8.86 trilionë juanë, duke përbërë 52.8 për qind të vlerës së tregtisë së jashtme të Kinës.

Eksportet e prodhimeve mekanike e elektrike dhe të produkteve që kërkojnë pune intensive u rritën. Në pesë muajt e parë, Kina eksportoi 5.57 trilionë juanë prodhime mekanike dhe elektrike, 57.9 për qind e vlerës së përgjithshme të eksportit.