Kina shënon rekord në provën e motorit të raketës për misionin hënor me ekuipazh
2023-06-05 20:22:09

Kina përfundoi kohët e fundit provën e gjashtë të motorit kryesor të raketës për misionet e ardhshme me ekuipazh në Hënë, duke shënuar rekord në këtë fushë, bëhet e ditur nga Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës.

Si motori kryesor për misionet e ardhshme kineze të zbritjes së astronautëve në Hënë, kjo pajisje kërkon një paraqitje të përgjithshme dhe shkallë besueshmërie më të lartë.

Zv.drejtori i Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës Lin Xiqiang u shpreh në një konferencë për shtypin më 29 maj, se Kina planifikon të realizojë zbritjen e astronautëve në Hënë para vitit 2030.

Në vitin 2004, Kina krijoi "Projektin Chang'e" të eksplorimit në Hënë. Në dhjetor të vitit 2020, sonda hënore "Chang'e-5" solli nga Hëna 1731 gramë mostra, duke shënuar përfundimin e programit të eksplorimit hënor në tre hapa, pikërisht rrotullimin rreth orbitës, zbritjen dhe kthimin.

Në vitin 2022, Administrata Kombëtare e Fluturimeve Hapësinore e Kinës shpalli planin për nisjen e fazës së 4-t të programit të eksplorimit të Hënës, ku përfshihen tre misionet e lëshimit, të quajtura "Chang'e-6", "Chang'e-7" e "Chang'e-8", dhe ndërtimi i një stacioni ndërkombëtar të kërkimeve në Hënë. (Fani)