Vitet e fundit, Kina është renditur e para në botë si në pyllëzimin artificial, ashtu dhe në zhvillimin dhe përdorimin e energjisë së re. Kina është edhe vendi që ka përmirësuar më shpejt cilësinë e ajrit.
Përveç ndërtimit të qytetërimit të vet ekologjik, Kina edhe ka shumë partnerë në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ajo ka krijuar Aleancën Ndërkombëtare për Zhvillimin e Gjelbër "Një brez, një rrugë", ka zhvilluar shkëmbime dhe bashkëpunim me më shumë se 100 vende për mbrojtjen e mjedisit, ka publikuar 15 deklarata të përbashkëta për ndryshimin e klimës me vendet përkatëse dhe ka nënshkruar 37 memorandume mirëkuptimi të bashkëpunimit Jug-Jug për ndryshimin klimatik me 34 vende në zhvillim. Kina është bërë jo vetëm një fuqi e madhe ekonomike, por edhe një vend i madh për mbrojtjen e mjedisit.