Kina do të forcojë ndërtimin e tregut të përbashkët kombëtar
2023-06-05 20:20:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të ndërtojë një treg të përbashkët kombëtar nëpërmjet masave të zgjerimit të hyrjes në treg dhe tërheqjes së investimeve të huaja, tha të hënën drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të Sistemit të Tregut pranë Ministrisë së Tregtisë Zhou Qiang.

Duke folur në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Shtypit e Këshillit të Shtetit, Zhou Qiang theksoi se masat përfshijnë pakësimin e pikave të listës negative për investimet e huaja, si pjesë e përpjekjeve për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve ndaj investimeve të huaja.

Kina do të përqendrohet edhe në ndërtimin e platformave dhe kanaleve thjeshtëzuese, duke dëshmuar potencialin dhe mundësitë e tregut kinez për të tërhequr investime të huaja, tha ai.

"Kina do të vijojë t'u ofrojë shërbime cilësore kompanive të huaja, duke krijuar mjedis të klasit botëror për investimet e huaja," shtoi zyrtari i Ministrisë kineze të Tregtisë. (Fani)