Xi Jinping bën thirrje për ndërtimin e qytetërimit modern kinez
2023-06-03 16:09:10

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për promovimin e lulëzimit dhe forcimin e besimit kulturor për të ndërtuar një qytetërim modern kinez.  Xi Jinping i tha këto gjatë një mbledhjeje mbi trashëgiminë dhe zhvillimin kulturor të zhvilluar të premten.

Në prag të takimit, të enjten dhe të premten, presidenti Xi Jinping vizitoi përkatësisht Arkivin Kombëtar të Botimeve dhe Kulturës si dhe Akademinë e Historisë së Kinës, ku vizitoi ekspozita të ndryshme dhe mësoi mbi përparimin e bërë në ruajtjen e arkivave dhe studimet historike.

Gjatë vizitës në Arkivin Kombëtar, Xi Jinping u shpreh se me një shoqëri të sigurtë e të qëndrueshme, Kina ka vullnetin dhe aftësinë për të trashëguar kulturën kombëtare. Kurse në Akademinë e Historisë, presidenti Xi Jinping tha se elementët e shumtë dhe të rëndësishëm të kulturës tradicionale kineze kanë formuar së bashku karakteristikat e qytetërimit kinez.

Xi Jinping shtoi se natyra paqësore e qytetërimit kinez përcakton se Kina ka qenë gjithmonë ndërtuesja e paqes botërore, kontributorja e zhvillimit global dhe mbrojtësja e rendit ndërkombëtar. Sipas tij, Kina mbështet gjithmonë bashkëpunimin dhe nuk angazhohet në konfrontim. (Fani)