Kryeministri kinez bën thirrje për përmirësimin e mjedisit tregtar për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike
2023-06-03 16:16:30

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një mbledhje të rregullt të Këshillit të Shtetit të Kinës të zhvilluar të premten, kryeministri kinez Li Qiang bëri thirrje për përmirësime në mjedisin e biznesit dhe zhvillimin e një industrie të automjeteve me energji të re me cilësi të lartë për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike.

Në mbledhje u tha se qeveria kineze do të ndërmarrë masa më efektive për të përshpejtuar përmirësimin e mjedisit tregtar. Këto masa do të përqendrohen në konkurrencën e ndershme, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, tregun e bashkuar dhe lehtësimin e hyrjes në treg.

Kryeministri Li Qiang theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë së automjeteve me energji të re. Ai tha se do të bëhet më shumë për të optimizuar paraqitjen industriale të sektorit dhe për të trajtuar problemet kryesore teknologjike në fusha të tilla si sistemet e baterive të energjisë, arkitektura e re e shasisë dhe sistemet inteligjente të drejtimit. Gjithashtu do të bëhen përpjekje për të përmirësuar riciklimin e baterive, për të promovuar zhvillimin e integruar të automjeteve, energjisë, rrugëve dhe tekonologjisë “cloud”, për të siguruar që i gjithë zinxhiri industrial të bëhet më i pavarur dhe më i gjelbër.