Pekini nxit ShBA-në t'i përmbahet parimit të “Një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane
2023-06-02 19:07:43

foto/MPJ

foto/MPJ

Në përgjigje të nënshkrimit nga ShBA-ja e Tajvani të fazës së parë të marrëveshjes “Nisma Tregtare e Shekullit të 21-të", zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning vuri në dukje në një konferencë shtypi të premten se e ashtuquajtura “nismë” është shembulli më i fundit i minimit nga ShBA-ja të parimit të "Një Kine”.

Sipas njoftimeve, të enjten në mbrëmje, ShBA-ja dhe Tajvani nënshkruan në Uashington fazën e parë të marrëveshjes “Nisma Tregtare e Shekullit të 21-të” .

foto/VCG

foto/VCG

Lidhur me këtë, Mao Ning tha se Pekini kundërshton me vendosmëri çdo formë të shkëmbimeve zyrtare me rajonin e Tajvanit të Kinës të vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën, duke përfshirë negociimin dhe nënshkrimin e çdo marrëveshjeje me konotacione të sovranitetit dhe marrëveshjeje zyrtare. Zyrtarët amerikanë këmbëngulin në promovimin e bisedimeve për të ashtuquajturën “Nisma Tregtare e Shekullit të 21-të” me autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të rajonit të Tajvanit dhe në nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse, çka minon seriozisht parimin e “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane, duke shkelur premtimin e palës amerikane për të mbajtur vetëm lidhje jozyrtare me Tajvanin. Kina është shumë e pakënaqur për këtë dhe ia ka paraqitur kundërshtimin e vet fortë palës amerikane, tha Mao.

foto/VCG

foto/VCG

"E ashtuquajtura  'nismë' nuk është gjë tjetër veçse një 'shkop' i përdorur nga ShBA-ja që të marrë gjithçka që do nga Tajvani nën maskën e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si edhe tregon që autoritetet e Partisë Demokratike Progresive të Tajvanit i shesin interesat e bashkatdhetarëve dhe ndërmarrjeve të Tajvanit në mënyrë që të kërkojnë përfitimin vetjak të 'pavarësisë'. Ne e nxitim përsëri palën amerikane t'i përmbahet parimit të ‘Një Kine’ dhe dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, dhe të ndalojë nxitjen e të ashtuquajturave‘nisma’ e marrëveshje dhe dërgimin e sinjaleve të gabuara për ‘forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit’, përndryshe do të mbajë plotësisht përgjegjësinë për pasojat”, theksoi zëdhënësja e diplomacisë së Kinës.    (Fang Xiaoyu/Artan)