Nisma e Sigurisë Globale e Kinës mirëpritet në Dialogun “Shangri-La”
2023-06-02 19:59:59

foto/VCG

foto/VCG

Ditët e fundit, përfaqësues të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë nga më shumë se 40 vende e rajone kanë mbërritur në Singapor për të marrë pjesë në Dialogun “Shangri-La”, i cili filloi të premten.

foto/VCG

foto/VCG

Në mëngjesin e së enjtes, këshilltari i Shtetit dhe ministër i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu zhvilloi bisedime me ministrin e Mbrojtjes të Singaporit Ng Eng Hen. Ky është edhe takimi i parë i delegacionit kinez që po viziton Singaporin. Në konferencën e shtypit pas bisedimeve, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës tha që, gjatë bisedimeve lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe ASEAN-it, ministri Li vuri në dukje se “Azi-Paqësori është shtëpia jonë e përbashkët dhe begatia e qëndrueshmëria janë dëshira e përbashkët e popujve të të gjitha vendeve. 

Gjatë bisedimeve ndërmjet ministrave të mbrojtjes të Kinës e Singaporit, pala kineze përmendi zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy vendeve.

Më shumë se dy muaj më parë, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong vizitoi Kinën. Gjatë kësaj vizite, liderët e Kinës dhe Singaporit i ngritën marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve në nivelin e partneritetit të gjithanshëm me cilësi të lartë e largpamës. Kina dhe Singapori kanë konsensus për çështjet e sigurisë. Në këtë sfond, bashkëpunimi ndërmjet ushtrive të të dy vendeve ka vijuar të thellohet.

Dialogu “Shangri-La” është skena kryesore ku vendet aziatike diskutojnë çështjet e sigurisë, por ka gjithmonë nga ata që duan ta zhvendosin fokusim. Në Dialogun “Shangri-La”, tema e fjalimit të përfaqësuesit amerikan ishte “Udhëheqja e ShBA-së në rajonin e Indo-Paqësorit”. Përpara dialogut, pala amerikane e shtrembëroi përsëri realitetin lidhur me takimin me palën kineze, duke pretenduar se lëvizja e Kinës ishte "jashtëzakonisht e papërgjegjshme", mund të shkaktojë "panik" në vendet e tjera aziatike dhe po "minon paqen". 

Në përgjigje të "teorisë së kërcënimit" dhe "teorisë së panikut" të trumbetuar nga pala amerikane, ditët e fundit, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës u përgjigj: “Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe komunikimit ushtarak me ShBA-në. Në fakt, kontaktet dhe shkëmbimet mes ushtrive të dy vendeve nuk janë ndërprerë.” 

Nga njëra anë, pala amerikane vazhdon të thotë se dëshiron të forcojë komunikimin, por nga ana tjetër, shpërfill shqetësimet e Kinës dhe krijon artificialisht pengesa, duke dëmtuar seriozisht besimin e ndërsjellë ndërmjet dy ushtrive. 

Në nivelin strategjik, nëse ShBA-ja nuk ndryshon qëndrimin e saj për shtypjen dhe frenimin e Kinës, pavarësisht sa mekanizma konsultimi kanë të dy ushtritë, do të jetë e vështirë të ofrohen garanci.

foto/VCG

foto/VCG

ShBA-ja shpreson të “forcojë” komunikimin me Kinën duke krijuar fërkime. Nëse Kina refuzon, kjo është “shpërfillje e rrezikut”, “krijim i pasigurisë” dhe “dëmtim i paqes”. Nga vjen një logjikë e tillë absurde? Në fakt, sado ta fshehësh një gabim, kjo nuk e ndryshon thelbin e tij.

Gjatë Dialogut “Shangri-La”, ministri kinez i Mbrojtjes do të mbajë një fjalim me temën “Nisma e re e sigurisë e Kinës”. Përveç kësaj, ai do të takohet me kryetarët e delegacioneve të vendeve përkatëse dhe do të diskutojë masat e sigurisë me vendet e tjera, për të ruajtur së bashku paqen botërore.    (Fang Xiaoyu/Artan)