Astronautët kinezë të “Shenzhou-15” do të kthehen në Tokë të dielën
2023-06-02 20:03:48
foto/VCG
Astronautët kinezë të anijes kozmike “Shenzhou-15” do të kthehen në Tokë të dielën, pasi kanë përfunduar të gjitha detyrat e tyre të planifikuara, bëri të ditur të premten Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).
foto/VCG
foto/VCG
Tre astronautët ia dorëzuan kontrollin e stacionit hapësinor ekuipazhit të “Shenzhou-16” të premten, duke përfunduar këmbimin e dytë të ekuipazheve kineze në orbitë, tha CMSA-ja.
Sipas saj, tre austronautët do të ulen në vendin e zbritjes “Dongfeng” në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, që ka përfunduar përgatitjet për kthimin e tyre. (Fang Xiaoyu/Artan)
Lajmet Kryesore